Trafiku i armëve, Paloka: Rama
e mohoi për Euronews, ja e vërteta 

Trafiku i armëve, Paloka: Rama<br />e mohoi për Euronews, ja e vërteta 
Menjëherë pas lajmit  se një sasi e madhe armatimesh u sekuestrua nga Policia e Shtetit ka reaguar Partia Demokratike. Kryetari i grupit Edi Paloka tha sot se Rama në fjalën e tij tha se Rama e mohoi për Euronews por e vërteta doli

"Kur gazetarja e euroneës e pyeti për trafikun e armëve, Edi Rama iu hakërrye keq, sikur ajo po sajonte e po shpifte. Por sot është kapur një grup që trafikonte jo vetëm armë të lehta, por dhe mitralozë e granata. Rama me siguri nuk di më pak se gazetarja e euroneës, por mundohet ti fshehë këto trafiqe e trafikantët, dhe madje ti mbrojë ata. Siç bëri me Balilin, siç bën me Habilajt e shumë banda të tjera. Po krimet janë të rënda shumë e nuk mbulohen dot prej tij. Të habiturin e të paditurin bëri dhe për avionët e drogës, po ato mbushën qiellin. Është e qartë se Rama s’ka padije për këto punë, se këto punë bëhen me licesën e tij. Ai thjesht mundohet ti fshehë. -tha Paloka

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës

Salianji në burg/ Avokati Edmond Petraj: Është viktimë e klaneve brenda PD-së! Aludohet se ka pasur pjesë edhe SHIK i atëhershëm i Berishës