VLORE – Policia e Vlorës ka arritur të sekuestrojë një skaf 7 metra të gjatë dhe të arrestojë katër persona që dyshohet se janë pjesë e një grupi që merret me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Skafi ka ardhur dje nga Italia dhe është bllokuar në brigjet e Himarës. Më pas policia ka ndaluar edhe drejtuesit e tij, Mario Bajram Gjata, 37 vjeç. Gjithashtu në pranga janë vendosur edhe Artur Sihat Haxhiaj, 26 vjeç, e Artjol Sihat Haxhiaj, 31 vjeç, që ishin personat që siguronin lëndën narkotike e transportonin atë nga zona e Gjirokastrës dhe Vlorës për në bregdet.

Nuk ka shpëtuar arrestimit as organizatori i këtij grupi trafikantësh: ai është shtetasi Arben Ilia Shtëmbari, me gjeneralitete të ndryshuara në Ilia Prendi, 43 vjeç.

(im/shqiptarja.com)