Trafiku i drogës, biznesmenit Jurgen
Molla i ra të fikët kur e arrestuan

Gjatë momentit të arrestimit të ndërtuesit Jurgen Molla nga policia ky i fundit ka pasur komplikacione shëndetësore. Ai nuk e ka pritur arrestimin e tij nga policia, të cilët të maskuar dhe armë në duar kanë ndërhyrë me shumë vrull duke bërë arrestimin e biznesmenit Molla.

Por ky i fundit është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat duke u shtrirë në tokë. Arrestimi ka sjellë një situatë të pakëndshme dhe prania e madhe e policëve me maska ka sjellë dhe tërheqjen e vemendjes se qytetarëve. Më pas biznesmeni e ka rimarë veten dhe gjëndja e tij është e përmirësuar.

Nga burimet mësohet se Jurgen Molla kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga spitali pasi i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në stomak. Për shkak të ndërhyrjes dhe emocionet e situatës ai ka pësuar humbjen e ndjenjave gjatë momentit të arrestimit.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Krimeve të Rënda do i drejtohet gjykatës së Krimeve të Rënda duke kërkuar masën e “arrestit në burg” për 14 personat e arrestuar gjatë operacionit të koduar “Ballkan”.


Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë