TIRANË- Prokuroria shqiptare bëri sot të ditur se ende nuk ka marrë ndonjë vendim rreth kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes për të hetuar mbi deklaratat e Partisë Demokratike se ushtria është përfshirë në trafik narkotikësh.
Zëdhënësi i prokurorisë, Albi Serani, i tha “Zërit të Amerikës” se para pak ditësh Prokuroria e Përgjithshme mori dy herë kërkesa nga Ministria e Mbrojtjes që për deklaratat e Partisë Demokratike mbi përfshirjen e ushtrisë në trafik lëndësh narkotike, të nisin hetime për të sqaruar situatën.
“Asnjëra palë nuk ka bërë padi dhe nuk ka sjellë ndonjë fakt”, tha zëdhënësi, duke shtuar se nuk mund të jepte këtë çast asnjë koment, por qëndrimi i prokurorisë mbi këtë temë do të bëhet i ditur disa ditë më pas, kur të merret një vendim lidhur me kërkesën e ministrisë së mbrojtjes, pra nëse vetë prokuroria mund të nisë apo jo hetime kryesisht.
Marrë nga "Zëri i Amerikës"
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com