Trafiku i drogës, Kotorri e Molla 
drejtonin grup të dytë në Greqi

Trafiku i drogës, Kotorri e Molla <br />drejtonin grup të dytë në Greqi
Tre struktura kryesore në Shqipëri, Kosovë dhe Greqi mbanin në këmbë organizatën e drogës që drejtohej në Shqipëri nga ndërtuesi Jurgen Molla e Anesti Koromani. Ndërsa në Kosovë grupi kriminal drejtohej nga Blerim Ukimeraj dhe Arif Çiço. Një bazë tjetër e rëndësishme lidhje e këtij grupi kriminale ishte në Greqi dhe drejtohej nga Shqipëria prej Shyqyr Kotorrit vëllai i Hikmet Kotorrit. 

Kjo bazë është shkatërruar nga policia greke në dhjetor të 2015 ku në pranga ka rënë vëllai i Shyqyr Kotorrit, Edmond Kotorri dhe shtatë persona të tjerë pjesë e këtij grupi kriminal. I gjithë grupi përbëhej nga 33 persona mes tyre korrierë somalez dhe turq dhe persona të tjerë që kryenin një seri veprimesh zinxhir.

Të gjithë këta persona dyshohet si të përfshirë në veprimtari kriminale në trafikun e drogës kryesisht të heroinës në linjën Turqi-Kosovë, Greqi-Shqipëri dhe më pas në disa vende të Bashkimit Europian.

grupi droges molla 1

 

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës