Trafiku i drogës, Vorpsi: “Komisioni
Felaj”, dëshmi e rënies së qeverisë

Trafiku i drogës, Vorpsi: “Komisioni<br />Felaj”, dëshmi e rënies së qeverisë
TIRANE- Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama se ka shndërruar Komisionin Hetimor parlamentar në një barsoletë për shtyp. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi tha se “Komisioni Felaj është dëshmi e rënies së qeverisë”.
 
“Kryeministri Rama ia doli sot me sukses të bëhej qesharak në sytë e opinionit publik, duke e shndërruar komisionin e tij parlamentar hetimor, në një barsoletë për shtyp, që nisi si qesharake qysh dje, kur e paralajmëroi Felaj, e u bë edhe më shumë qesharake sot, kur e lexoi Felaj.
 
Dje Felaj paralajmëroi me pompë të madhe, se sot do të ishte dita e të vërtetës. U mbars mali dhe polli një deklaratë. Felaj u rrotullua dhe u përdrodh, por pyetjet mbeten pa përgjigje. Ku i keni mushkonjat zoti Rama, që Felaj zbuloi se ishin avionë? Ku i keni guralecët që nuk i lejonin mushkonjat të uleshin në Gjadër?Kush ra më parë, piloti, avioni, rrota, apo friksioni? Përgjigja është e qartë”, tha Voprsi.
 
Zëdhënësja e PD-së tha se kryeministri Rama po përpiqet të mbulojë trafikun e drogës, dhe sipas Vorpsit nuk “tregon përgjegjësi për këtë trafik”.
 
“Në të vërtetë është rrëzuar Kryeministri, dhe me komisionin Felaj, ka rënë një herë e mirë dhe arsyeja dhe shëndeti mendor i kësaj mazhorance. Edi Rama dëshmoi sot se nuk ka ndërmend të bëhet asnjë ditë i përgjegjshëm, dhe të japë llogari për trafikun dramatik të drogës me bekimin qeveritar.
 
Dhe këtë e vërtetoi mjaft mirë me kumtesën halucinante dhe të intoksikuar, që nuk i shërbeu as si gjethe fiku për të mbuluar gjurmët e drogës nën hundën e qeverisë. Partia Demokratike përsërit kërkesën se vetëm një hetim serioz për trafikun e drogës do të nxjerrë përgjegjësitë politike dhe do të parandalojë këtë dramë të madhe për vendin tonë”, u shpreh Vorpsi.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç