Tre persona janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi i kanë vënë një gjobë prej 165 mijë euro E.M.Tre të pandehurit Naser Brahimaj, Sali Shegaj dhe Donald Brahimaj e kanë kërcënuar vazhdimisht për dhënien e një shume prej 165 000 eurosh, që nga muaji prill i vitit 2013. Kallëzuesi i ka njohur Naser dhe Donald Brahimajn, prej baxhanakut të tij, Hergis Mustafës.

Në muajin prill të vitit të kaluar, ai ka qenë prezent kur këta persona kërcënuan Hergisin për shkak të një sasie lënde narkotike të llojit Cannabis Sativa e cila ishte kapur nga policia e Vlorës dhe që kishte qenë e destinuar për jashtë shtetit. Ata i kërkonin Hergisit kthimin e lëndës narkotike dhe e kanë kërcënuar me një armë pistoletë. Duke parë situatën e rrezikshme, E. ka ndërhyrë duke dalë garant se lënda narkotike do të kthehej.

Të nesërmen e kësaj dite,Donaldi,Naseri dhe Saliu kamë shkuar sërish të takojnë E. në Lezhë,ku ka qenë prezent edhe i ati i tij, Lleshi.Pas takimeve, tre të pandehurit e kanë kërcënuar biznesmenin se nëse nuk paguante shumën prej 165 mijë euro, do e vrisnin. Pas kësaj situate biznesmeni ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila më pas ka arrestuar tre autorët.

Reedaksia Online
(shqiptarja.com)