Për këtë grup Shqipëria kishte vetëm 1 vit e 6 muaj që po hetonte ndërkohë që DEA Amerikane dhe SELEC(Organizmi i BE për luftimin e krimeve kufitare me qendër në Bukuresht). Hetimet në teren dhe përgjimet e kryera nga Krimet e Rënda kanë zbuluar se e gjithë struktura kriminale drejtohej nga biznesmeni Jurgen Molla,ku urdhërat e tij zbatoheshin në terren nga një seri personash, të cilët piketonin korrierët, të cilët kundrejt parave merrnin përsipër të transportonin drogën thuajse në të gjithë vendet e Ballkanit dhe në vendet e BE. Grupi kishte ngritur dhe laboratorët e përpunimit të drogës në disa apartamente. Ndërkohë që mes personave të arrestuar si pjesë e këtij grupi kriminal është dhe shtetasi Fatos Muçi i dënuar me 15 vite burg.
Operacioni “Ballkan”
Për shkak të shtrirjes së madhe të këtij grupi në shumë vende të ballkanit, vetëm emri i këtij opracioni ndërkombëtar është koduar me emrin “Ballkan”. Pjesa më e madhe e grupit, 16 persona vepronin në Shqipëri dhe ka qënë policia shqiptare dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda që ka udhëhequr operacionin ndërkombëtar antidrogë “Ballkan”. Në Shqipëri, Maqedoni, Greqi dhe Bullgari janë arrestuar 30 persona dhe 23 u shpallën në kërkim ndërkombëtar. Në bashkëpunim me strukturat hetimore në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari, Turqi dhe Itali, DEA-n Amerikane dhe SELEC në Bukuresht kanë finalizuar një ndër operacionet më të gjera kundër narkotrafikut. Hetimet në Shqipëri janë ndjekur nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda. Hetimet nisën në vitin 2015 ku fillimisht prokur i çështjes ka qënë prokurori Anton Martini, i cili ka hetuar për 1 vit dosjen në ngarkim të këtyre personave. Më pas çështja i ka kaluar prokurorit tjetër të Krimeve të Rënda Eugen Beci, i cili dje ka finalizuar operacionin.
Dënimi i korrierit
Arben Prendi 43-vjeç është një nga disa korrierëve të drogës që ka pranuar të trafikojë drogë për llogari të Jurgen Mollës. Prendi me origjinë nga Lezha, dy ditë më parë rezulton të jetë dënuar me 15 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda si pjesëtar në këtë grup kriminal dhe person që ka tentuar të trafikojë 15 kilogram heroinë nga Kosova në Shqipëria, ku pritës në këtë rast ishte Jurgen Molla ndërsa dërgues mësohet të ketë qënë Blerim Ukimeraj, biznesmen ndërtimi nga Kosova. Pikërisht në këtë shtet në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 4 persona si pjesë e këtij grupi kriminal. Mirëpo në 29 qershor 2015 në pikën kufitare në Kukës, është ndaluar kamioni me targë AA 090 IS ku drejtues i tij ka qënë shtetasi 43 vjeçar Arben Prendi nga Lezha. Droga ishte fshehur në kabinën e shoferit. Poshtë krevatit, oficerët konstatuan një valixhe ku fshihej droga. Sasia prej 20 kg heroinë po trafikohej nga Kosova për në Shqipëri. Pavarësisht sasisë së madhe të sekuestruar, Krimet e Rënda kanë vijuar me qëtësi hetimet duke mos ngacmuar aspak anëtarët e këtij grupi kriminal. Pasi janë siguruar një sërë provash materiale, është arritur të kryhet operacioni i koduar “Ballkan” duke sjellë arrestimin e 14 personave në Shqipëri dhe dhjetëra të tjerë në disa shtete të Ballkanit.
Në pranga i kërkuari me 15 vite burg
Por gjatë këtij hetimi është arrestuar rastësisht edhe personi në
kërkim ndërkombëtar Fatos Muci. Ky i fundit rezulton i dënuar nga drejtësia shqiptare me 15 vjet heqje lirie për akuzën e “Vjedhje me pasoje vdekjen”. Kjo çështje lidhet me tre të akuzuarit, Selam Xhaferi, Fatjon Zoto dhe Fatos Muçi,të cilët dyshohen për grabitje dhe vrasje në vitin. Sipas dosjes penale, më 31 korrik të vitit 1997, Robert Meraj dhe Florian Sinani kanë qenë duke udhëtuar me një autobot të ngarkuar me karburant nga Tepelena për në Durrës e më tej në Laç. Në fshatin Povel të Mallakastrës, ata janë parakaluar nga një “Mercedes Benz” dhe nga personat që ndodheshin në të, janë qëlluar me armë zjarri. Plumbi ka kapur në brinjë Robert Merajn, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Për këtë ngjarje, Sinani ka dyshuar mbi Selam Xhaferin, Fatjon Zoton dhe Fatos Muçin, të tre nga Tepelena dhe për këtë arsye, ata janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Fierit për grabitje dhe vrasje.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com