Trafiku i kokainës në thasët me pleh në Frakull të Fierit, cili ishte roli i kolumbianit dhe rruga që ndoqi?

Trafiku i kokainës në thasët me pleh në Frakull të Fierit, cili ishte roli i kolumbianit dhe rruga që ndoqi?

1669841845_1669460215Screenshot11.jpg

Emisioni “Në shënjestër” sjell detaje nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.

Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.

Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:

Këto janë vetëm një pjesë e përgjimeve që vërtetojnë trafikun më të fundit të 430 kg kokainë në drejtim të Shqipërisë. Ku deri më SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me agjencitë partnere ligjzbatuese kanë arrestuar 10 persona.

Ku siç thamë edhe sipër personat kyç në këtë histori, e cila duket e përsëritur shpesh në vitet e fundit në Shqipëri, janë Viktor Çervanaku, djali i tij Denilson Çervanaku, si pritës të mallit, dhe porositësi i kësaj ngarkese, Nikolin Gjolena.

Ku gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetet, Tiranë, Lushnje dhe Fier, policia mundi të sekuestrojë ndër të tjera, 3 armë zjarri kallashnikov, 3 armë zjarri pistoletë, 5 automjete.

Si edhe: 20 paleta me rreth 24 ton ‘pleh artificial’, brenda të cilës ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se përmban një sasi prej 430 kg lëndë narkotike e llojit kokainë, e cila referuar shitjes në tregun me pakicë, vlera e saj kap shifrën rreth 40 milionë euro.

Operacion që nxori edhe njëherë në pah, ashtu si në rastin e pritësit të mallit, Viktor Çervanakun, përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Por po kështu edhe inkrimimin e administratës shtetërore, postet e të cilës drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Ashtu si në rastin e Viktor Çervanakut që mbante së fundmi detyrën e drejtorit të një drejtorie pranë OST. Ndërkohë që më herët ishte i njohur për rekordet e tij kriminale në trafikun e klandestinëve dhe lëndëve narkotike.

Por që duket se kjo e shkuar nuk e pengoi të vazhdonte karrierën e tij. Statura e një pseudopatrioti, që ndërsa hiqej si një mbrojtës i zellshëm i kryeministrit Rama dhe punës së tij, duke sharë e mallkuar në rrjetin e tij social me gjuhë vulgare këdo që mendonte ndryshe nga partia në pushtet ku aderonte, në krahun tjetër, në ombrellën e të paprekshmit, që i kishte krijuar vetes, si njeri i pushtetit, Çervanaku shfrytëzonte postin për të vazhduar punën e tij në trafikun e drogës.

Punë e cila nëse do të finalizohej me sukses, do ti siguronte miliona euro fitim atij dhe njerëzve me të cilët bashkëpunonte.

Ndërkohë që kjo histori na tregoi njëkohësisht edhe lidhjet e fuqishme që tashmë krimi shqiptar ka krijuar me kartelet në Kolumbi.

Ku gjatë bisedave doli qartë edhe prania e tyre në Shqipëri. Ku tashmë në kërkim nga policia është edhe një shtetas kolumbian, i identifikuar si Samir Rodriguez.

I cili, pasi kishte hyrë në Shqipëri, lëvizte me një automjet të marrë me qira nga Klajdi Kodra, automjet që drejtohej nga Redion Meshi.  Ndërsa në makinën në pronësi të Julian Malaj që drejtohej nga ky i fundit, udhëtonte si pasagjer Bledar Matoshi.

Kolumbiani Rodriguez që rezulton se ka qenë në Greqi, dhe më datë 13 korrik 2022 ka udhëtuar drejt Malit të Zi.

Aty ku dyshohet se ka shoqëruar ngarkesën nga vendi i origjinës deri në destinacionin final. Ndërsa thuhet se ka qenë i pranishëm edhe në vilën e Viktor Çervanakut, në fshatin Frakull e Madhe në Fier, aty ku edhe u sekuestrua sasia rekord e kokainës.


Lajmi kryesor:

‘Po ua q* robt, mos është noi shqiptar?’, përgjimi i djalit të Çervanaku me të fejuarën pas problemit me kokainën në Frakull të Fierit


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja