Trafiku i organeve gjatë luftës
akuza sipas raportit të Dick Martyt

Trafiku i organeve gjatë luftës<br />akuza sipas raportit të Dick Martyt
PRISHTINE - Krerë të lartë të ish-UÇK-së, të cilët tani udhëheqin politikën e Kosovës, shumë shpejt mund të përfundojnë si të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare.
 
Ata dhe disa të tjerë po hetohen për trafikim organesh, krime të tjera kundër njerëzimit, trafikim droge, nafte dhe armësh, dyshime që u bënë publike në raportin e senatorit të Këshillit të Evropës, Dick Marty në vitin 2011.
 
Ish-senatori zviceran pati akuzuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi se, si udhëheqës i Grupit të Drenicës, është përgjegjës për krimet e lartpërmendura.Disa nga udhëheqësit e tjerë të grupit, sipas Martyt, janë Kadri Veseli, tash zëvendëskryetar i PDK-së, Xhavit Haliti, Fatmir Limaj e Shaip Muja.
 
Sipas gazetës ‘Tribuna’, hetimi trevjeçar i prokurorit amerikan, Clint Ëilliamson, do të përfundojë në mars ose qershor të këtij viti dhe derisa hetimet po mbyllen, informacionet e para mbi rezultatin kanë nisur të bëhen të ditura.
 
Do të ketë edhe një aktakuzë për zhdukjen e disa civilëve para dhe pas fushatës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Civilët, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë, janë nga rajoni i Prizrenit (ku përfshihet edhe Rahoveci).
 
Kjo është arsyeja pse javë më parë pjesëtarët e SITF, Task Forcës Speciale që po e bën hetimin, i kanë marrë të gjitha lëndët e krimeve të luftës si dhe krimeve ndëretnike të pasluftës që nga koha e UNMIK-ut në gjykatat dhe prokuroritë e këtij rajoni.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë