Trafiku i organeve, Haxhinasto
takon Williamson:Hetim i plotë

Trafiku i organeve, Haxhinasto<br />takon Williamson:Hetim i plotë
TIRANE-  Shqipëria i konfirmon EULEX se është e hapur për të bashkëpunuar dhe qëllim hetimin e plotë dhe gjithpërfshirës të akuzave të ngritura në raportin e senatorit zviceran z. Dick Marty.

Sot në Tiranë ndodhet sot Kryeprokurori i EULEX-it, Ambasadorin John Clint Williamson, i mandatuar për hetimin e akuzave të ngritura në raportin e senatorit zviceran z. Dick Marty.

Në takimin me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, Williamson mori garanci për mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare, me qëllim sigurimin e një hetimi të plotë dhe gjithëpërfshirës.

”Ministri Haxhinasto theksoi se EULEX-i ka patur dhe do të vijojë të ketë mbështetjen maksimale të autoriteteve shqiptare si i vetmi organ zyrtar që ka juridiksionin, aftësinë dhe kapacitetet e duhura për të hetuar lidhur me çështjet e ngritura në raport”- thuhet në njoftimin për shtyp të shpërndarë sot nga Ministria e Jashtme.

Nga ana e tij Ëilliamson vlerësoi mbështetjen dhe gatishmërinë e ofruar nga autoritetet më të larta të vendit, në bashkëpunim me këtë organ hetimor të Eulex-it

WILLIAMSON NE TIRANE PER HERE TE DYTE
Kjo është vizita e dytë e Kryeprokurori i EULEX-it ne harkun kohor prej 3 muajsh në kuadër të thellimit të bashkëpunimit me autoritetet shqiptare në lidhje me hetimin e akuzave të trafikimit të organeve të serbëve në Kosovë, të pretenduara në raportin e ish-reporterit të Këshillit të Europës Dick Marty.
Vizita e parë në Tiranë e Williamson ishte më 11 nëntor 2011. Në raportin e dhjetorit të vitit 2010 ish-reporteri i Këshillit të Evropës, Dick Marty, akuzon luftëtarët e UÇK-së, përfshi kryeministrin Hashim Thaçi, për krim të organizuar dhe trafik të organeve të të burgosurve serbë.
Autoritetet shqiptare dhe kosovare mohojnë akuzat dhe janë shprehur të gatshmë të marrin pjesë në hetimet ndërkombëtare në lidhje me këto pretendime.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar