Trafiku i organeve sjell në
Tiranë kryeprokurorin e EULEX

Trafiku i organeve sjell në <br />Tiranë kryeprokurorin e EULEX
TIRANE- Kryeprokurori i EULEX, Klint Ulliamson, viziton sot Tiranën në kuadër të hetimeve lidhur me akuzat e ngritura në raportin e ish-senatorit zviceran Dik Marti për trafik organesh në Shqipëri gjatë luftës në Kosovë.

Në axhendën e kryeprokurorit të EULEX-it është parashikuar një takim sot me Zv.kryeministrin dhe njëherësh ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto.
Vizita e kryeprokurorit në Shqipëri është paralajmëruar kohë më parë nga shefi i Misionit të BE-së për Rend dhe Ligj në Kosovë, Xavier Bout de Marnhac gjatë një vizite të këtij të fundit në Tiranë.

Qeveria shqiptare është treguar e hapur dhe bashkëpunuese për çdo lloj hetimi në lidhje me akuzat e ngritura nga Dik Marti në raportin e tij të Këshillit të Europës të datës 7 janar 2011.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit