Trafiku i qënieve njerëzore
KiE: Shqipëria në rritje

Trafiku i qënieve njerëzore <br />KiE: Shqipëria në rritje
STRASBURG - Grupi i ekspertëve i Këshillit të Evropës mbi Masat kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (GRETA) ka publikuar sot raportin e parë të vlerësimit për Shqipërinë.

Sipas ekspertëve autoritetet shqiptare duhet të kushtojnë vëmendje për problemin e trafikimit në Shqipëri, i cila thuhet se është në rritje. Është e nevojshme për më shumë hulumtime për të hedhur dritë mbi këtë çështje dhe për të informuar masat e ardhshme të politikave.


Megjithë fushatat e shumta për rritjen e ndërgjegjësimit, GRETA mendon se më shumë të tjera duhet të bëhen për të luftuar stereotipet dhe paragjykimet ndaj grupeve të margjinalizuara, të cilat nxisin trafikimin dhe parandalojnë riintegrimin e viktimave.

Në këtë mënyrë, KiE u kërkon autoriteteve shqiptare të shtojnë hapat e ndërmarrë për të nxitur arsimim dhe punësim për anëtarët e grupeve vulnerabël ndaj trafikimit.


MBROJTJA E GRAVE DHE FËMIJËVE

Në fushën e ndihmës për viktimat, ekspertët europianë u kërkojnë autoriteteve shqiptare të sigurohen që të gjitha masat e ndihmës të parashikuara nga ligji janë të garantuara edhe në praktikë, duke siguruar financimin e duhur për organizatat joqeveritare që veprojnë si ofrues të shërbimeve. Vëmendje e posaçme duhet t'i kushtohet përmirësimit të bashkëpunimit me vendet e destinacionit në lidhje me riatdhesimin e viktimave.

Përveç kësaj, KiE bën thirrje që të forcohen masat për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, duke marrë në konsideratë situatën e veçantë të viktima fëmijëve, pavarësisht nëse ato kanë rënë dakord apo jo që të marrin pjesë në procedurat gjyqësore.



KONSULTIMET ME PALËN SHQIPTARE

Në njoftimin zyrtar të KiE në Tiranë thuhet se GRETA, përpara raportit pati konsultime me autoritetet përkatëse dhe organizatat jo-qeveritare dhe ndërkombëtare aktive në fushën e luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri. Një draft i parë konfidencial i raportit iu dërgua autoriteteve shqiptare dhe komentet e tyre janë marrë parasysh në raportin përfundimtar të vlerësimit të miratuar nga GRETA. Ky raport është publikuar së bashku me komentet e fundit të autoriteteve shqiptare, siç parashikohet nga Konventa e Këshillit të Europës mbi Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë