Trafiku ndërkombëtar i emigrantëve
në Itali, arrestohen 38 persona

Trafiku ndërkombëtar i emigrantëve<br />në Itali, arrestohen 38 persona
Rreth 38 persona janë arrestuar nga policia italiane në qytete të ndryshme të shtetit fqinj. Mediat konfirmojnë se bëhet fjalë për një rrjet të sofistikuar ndërkombëtar i cili merret me trafikimin e emigrantëve dhe pajisjen e tyre me dokumente false.

Sipas autoriteteve personat e arrestuar akuzohen për pjesëmarrje në organizim kriminal që favorizon trafikun e emigracionit klandestin, ushtrimin abuziv të aktivitetit ndërmjetës financiar e trafikim ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Operacioni u realizua falë bashkëpunimit të një të penduari një trafikant egjiptian i cili po punon me drejtësinë italiane. Ai ka rrëfyer se ata emigrantë që nuk kishin mjaftueshëm para për udhëtimin vriteshin dhe organet e tyre më pas shiteshin.

Pak ditë më parë policia e Palermos kishte identifikuar një dyqan në Romë ku kryheshin transaksione financiare me anë të sistemit të ligjit islamik “hawala”. Autoritetet gjatë operacionit sekuestruan 526.000 euro dhe 25.000 dollarë cash dhe një lobër ku ishin shënuar emrat e qindra shtetasve të huaj. Hetimet treguan se ai që paguante më shumë do të siguronte mbërritjen në Itali jo përmes detit por përmes bashkimit familjar.
 


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali