Trafiku organeve, Berisha:
Kornizë ligjore e plotë për EULEX

Trafiku organeve, Berisha: <br />Kornizë ligjore e plotë për EULEX
Kryeministri Berisha takoi sot Kryeprokurorin e Task Forces Speciale hetimore të BE-së, Ambasadorin Clint Williamson, i cili drejton hetimet e EULEX në lidhje me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Martit.

Zoti Williamson e falënderoi Kryeministrin për pritjen në këtë vizitë të dytë të tij në Tiranë, e cila ka për qëllim vazhdimësinë e bashkëpunimit të vendosur gjatë vizitës së tij të mëparshme.

Zoti Williamson nënvizoi se në takimet e zhvilluara deri tani ai kishte konstatuar gadishmërinë e plotë për bashkëpunim të qeverisë shqiptare dhe e falënderoi Kryeministrin për këtë.

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për nevojën e institucionalizimit të këtij bashkëpunimi. Kryeministri Berisha u shpreh plotësisht dakord me institucionalizimin e bashkëpunimit midis autoriteteve shqiptare dhe EULEX-it. Ai tregoi gadishmërinë e plotë që, sa më shpejt, të nënshkruhet një marrëveshje apo të adoptohet legjislacioni i nevojshëm për krijimin e një kornize ligjore të plotë e të qartë, e cila që do t’i sigurojë EULEX-it zbatimin e plotë të mandatit të tij në hetimin e gjithanshëm të pretendimeve të raportit të Dick Martit. Zoti Williamson e falenderoi Kryeministrin për këtë angazhim të qartë.

Në përfundim të takimit u ra dakort që institucionet përkatëse të fillojnë menjëherë punën për hartimin e kësaj kornize ligjore. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar

Radhë kilometrike automjetesh në autostradën Durrës-Tiranë, në Vorë qarkullimi është bllokuar