Trafiku, Panariti: Sistemi i gjurmimit
të flotës së peshkimit cenon sigurinë

Trafiku, Panariti: Sistemi i gjurmimit<br />të flotës së peshkimit cenon sigurinë<br>
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti përmes një statusi në faqen e tij në Facebook kërkon që sistemi i gjurmimit të flotës së peshkimit të mos lihet në duar te treta, pasi cënon sigurinë kombëtare.

Ai thotë se dëmtimi i sistemit Europian të gjurmimit të peshkimit (Blue Box), veçanërisht pas prillit të 2017 deformoi statistikat, raportonte njëzet herë më pak nga realiteti dhe çka është më e rëndë nuk zbulonte vend ndodhjen e anijeve të peshkimit.

Ish-ministri, aktualisht deputet risjell në vëmendjen marrëveshjen e masave portuale të kërkuara nga Amerika, që synon parandalimin e trafiqeve të paligjshme, mungesën e raportimit nga flota dhe pengimin e peshkimit te paligjshëm.

Deklarata e tij vjen pas bllokimit të sasisë rekord prej 613 kg kokainë në konteniterin me bananen të ardhur nga Kolumbia pak ditë më parë. Në fund ai e mbyll reagimin e tij duke kërkuar që të vazhdohet me përgjegjësi shtetërore në rrugën e sistemit të instaluar nga Bashkimi Europian.

Statusi i Edmond Panaritit
Kalimi i sistemit te gjurmimit te flotes se peshkimit ne duar te treta, cenon sigurine kombetare. Kujdes, kujdes, kujdes me peshkimin!!! Nuk eshte vetëm prodhim por edhe siguri kombetare!! Kam qene dhe jam i bindur se peshkimi te ne, ka patur vazhdimisht rritje. Sepse kete e tregonte "de facto", prodhimi dhe tregetia e peshkut ne terren. Sepse sektori kerceu edhe fale mbeshtetjes tone me subvencione te forta te karburantit per peshkarexha. Por demtimi i sistemit Europian te gjurmimit te peshkimit (Blue Box), vecanerisht pas prillit te 2017 deformoi statistikat, raportonte njezet here me pak nga realiteti dhe cka është me e rende nuk zbulonte vend ndodhjen e anijeve te peshkimit. Kujdes!

Duhet te analizojme me shume përgjegjësi aresyet perpara se te veprojme për të korektuar gjendjen. Kujdes! Shqiperia ka nenshkruar marreveshjen e masave portuale te kerkuara nga Amerika, per parandalimin e trafiqeve te paligjshme, mungesen e raportimit nga flota dhe pengimin e peshkimit te paligjshem. Pershendes qeverinë e cila vendosi te mbuloje me fondet e saj funksionimin e sistemit por ajo nuk duhet te heqe dore ne asnje menyre nga mbikqyrja dhe administrimi i sistemit.... Perpos te tjerave, kjo do te ishte cenim i sigurisë! Tani qe parate u siguruan, thjesht te vazhdohet me pergjegjesi shteterore ne rrugen e sistemit te instaluar nga Bashkimi Europian per këtë qellim.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan