LONDER - Agjencia Kombëtare e Krimit (National Crime Agency) ka publikuar një raport për vitin 2013, ku konstatohet se më shumë se 140 fëmijë janë identifikuar nga ajo si të trafikuar për abuzim seksual drejt Britanisë.
Sipas të dhënave të kësaj agjencie, shumica e këtyre fëmijëve të trafikuar vijnë nga Shqipëria, për tu ndjekur më pas nga Nigeria, Vietnami e Rumania, shkruan gazeta "Independent" në Britaninë e Madhe në numrin e sotëm.
"Shqipëria ishte vendi më i zakonshëm i origjinës së viktimave, pasuar nga Nigeria, Vietnami dhe Rumania", shkruan gazeta britanike.
1 746 viktima potenciale të trafikimit njerëzor nga 112 shtete janë raportuar gjatë 2013-ës nga “NCA”, ndërkohë që numri i atyre që kanë shpëtuar nga të mbajturit si skllevër është rritur afërsisht përgjysmë.
Viktimat përfshijnë 88 të rinj, të sjellë në Britani përmes detit, sidomos nga Shqipëria dhe Vietnami, si 56 të tjerë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se 1 746 viktimat sociale të trafikimit njerëzor nga 112 shtete, shënojnë një rritje me 47 për qind të këtij numri ndaj 2012-ës.
64 për qind prej tyre ishin femra dhe 36 për qind ishin meshkuj, ndërsa 26 për qind ishin nën moshën 18 vjeç.
Rritja e numrit të personave të trafikuar sipas Ministrisë së Brendshme tregon për një rritje të skllavërisë në kohët moderne.
Theresa May, Sekretare e Ministrisë së Brendshme, ka thënë se duhet legjislacion i fortë në mënyrë që të luftojnë në kohë për zgjedhjet e ardhshme në Maj 2015.
“NCA” bëri të ditur se gjysma e grave të rrëmbyera në shtet punonin si prostituta dhe një numër më i vogël si shërbyese në shtëpi apo punë të tjera shërbimi.
Afërsisht dy të tretat e burrave bënin punë të papaguara, ndërkohë që 18 burra të rritur dhe 90 djem ishin sjellë të punonin në industrinë e seksit.
Liam Vernon, kreu i qendrës për trafikim njerëzor në Mbretërinë e Bashkuar, “NCA” tha: “Ky është krim që prek disa nga njerëzit më të pafuqishëm të shoqërisë dhe disa nga viktimat do të mbeten të pazbuluara.”
Ai shtoi se “NCA është angazhuar që të ndërpresë tregtinë kriminale me njerëzit.”
Karen Bradley, Ministri i Ministrisë së Brendshme, tha: “Këto shfaqje tregojnë në mënyrë jo të zakonshme shkallën e plotë të skllavërisë moderne, aspak njerëzore, për ata që vuajnë mbrapa çdo statistike. Për këtë arsye ne po ndërmarrim aksion në një numër frontesh, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjshmërisë publike.”
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com