Dy britanikë janë dënuar më 9 vite burg, pasi në muajin maj trafikuan 18 emigrantë shqiptarë në Britani të Madhe.

Sipas “Independent”, ata u kapën në flagrancë, teksa gomonia që transportonte shqiptarët po mbytej rreth 1 milje nga brigjet britanike.

Dy britanikët janë 33-vjeçari Robert Stiëell, një ish-kampion i xhudos, i cili u dënua me 4 vite e 4 muaj burg dhe 35-vjeçari Mark Stribling, i cili u dënua me 4 vite e 8 muaj burg.

Sipas mediave britanike, dy trafikantët kishin marrë 6 mijë stërlina për çdo emigrant shqiptar.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com