Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se në krye të grupit të goditur nga SPAK për trafikun e 50 tonë kokaine qëndron Salvador Shpëtim Aliu. Dyshohet se ai ndodhet në Dubai dhe masa arrest me burg ndaj tij është caktuar më 19 qershor, njëjtë si për 9 shqiptarët e tjerë që janë pjesë e rrjetit të trafikut te drogës dhe pastrimit të parave.

Mes masave të sigurisë është edhe Isa Aliu, një njeri i afërt i kreut të grupit kriminal, Salvador Shpetim Aliu, në emër të të cilit kishin përfunduar të paktën katër kompani, dhe prona te tjera.

Burimet thonë se shumë shtete europiane e kishin vënë në shënjestër për të zbuluar rolin e tij.

Salvador Shpëtim Aliu, është nga Elbasani dhe dyshohet se furnizonte me drogë disa nga grupet kriminale shqiptare, mes tyre edhe organizatën e Çopjave. 


Lajmi kryesor:

Goditet grupi i Salvador Aliut, trafikuan 50 tonë kokainë! 1 në pranga, 9 në kërkim! Sekuestrohen 491 pasuri me vlerë 150 mln €, hotel e vila në bregdet (EMRAT+LISTA)