Trafikuan drejt Britanisë 18 shqiptarë në skafin për 6 veta, shkatërrohet grupi kriminal (FOTO+EMRAT)

Trafikuan drejt Britanisë 18 shqiptarë në skafin për 6 veta, shkatërrohet grupi kriminal (FOTO+EMRAT)

Gjashtë trafikantët e dënuar

Gjashtë persona janë shpallur fajtorë pasi tentuan që të trafikonin emigrantë shqiptarë nëpër anije të tejmbushura nëpërmes Kanalit Britanik. Aktiviteti kriminal i bandës, që kishte si baze kryesisht Dymchurch në Kent, u zbulua pas një sërë gabimesh. Policia ndërhyri ndaj bandës kur këta të fundit nisën të përdornin motorë uji (jet ski) tre vendëshe.

Të dënuarit, sipas asaj që shkruan BBC, janë dy britanikë babë e bir, Leonard dhe Alfie Powell, Wayne Bath Albert Letchfor, si dhe dy shqiptarët, Sabah Dulaj, 39 vjeç dhe Artur Nutaj, 23 vjeç. Djali tjetër i Leonard Powell, George, pranoi fajësinë për rolin e tij në këtë organizatë kriminale më 15 Maj.

Hetuesit shprehën mbi të gjitha shqetësim për rrezikun që vjen nga njerëz të tillë, pa dijen e duhur mbi lundrimin. “Kemi njerëz pa asnjë lloj eksperience detare që kontrollojnë anijet, nuk kanë asnjë lloj eksperience në lundrim, kanë kryer një kurs bazik 1-2 ditor dhe përpiqen të kalojnë në një kanal tejet të ngarkuar me anije gjatë natës në varka të vogla, pa përdorur drita apo radarë“, tha hetuesi Mark McCormack.


(Emigrantët në brigjet britanike)

Në gjykatë u zbulua gjithashtu se emigrantët, meshkuj, femra e fëmijë, paguanin mbi 6 paund secili për rrugën nga Calais nëpërmjet Kanalit. Banda në fjalë besohet se ka arritur që të kryejë të paktën një udhëtim me sukses, pasi më 11 Maj të 2016-s, autoritetet britanike gjetën një gomone të braktisur në një plazh në Dymchurch, me xhaketa shpëtimi për fëmijë në të.

Dy javë më vonë, policia franceze dalloi disa njerëz që sinjalizonin një varkë në ujërat e plazhit Cran d’Escalles pranë Calais. “Normalisht nuk kishin ardhur për të bërë plazh“, tha prokurori Timothy Probert-Wood. Dy ditë më vonë, banda u përpoq sërish, por këtë herë ata po survejoheshin nga agjentët e NCA.


(Mjeti lundrues që transportoi emigrantët)

Kishin marrë 18 emigrantë nga Franca, përfshirë 2 fëmijë të moshës 16 dhe 17 vjeç, si dhe një grua. Për fatin e tyre të keq u mbaroi karburanti duke i detyruar emigrantët që të braktisnin anijen, e cila u mbush me ujë. Ata u shpëtuan nga një helikopter i rojes bregdetare. Dy trafikantët që ndodheshin në anije, Mark Stribling 35-vjeç dhe Robert Stilëell, 33, u dënuan me burg në Korrik të 2016-s.


(Gjashtë trafikantët e dënuar me burg)

Megjithatë, banda e vijoi aktivitetin e saj, këtë herë duke blerë një anije më të madhe, në të cilën NCA kishte vendosur një përgjues për të dëgjuar planet për rrugën e ardhshme me emigrantë. Pas tentativës së dështuar më 25 Korrik, për shkak të detit të trazuar, NCA regjistroi fshehurazi një takim të bandës ku blenë një motor uji. Ata u arrestuan përpara se mjeti të mund të përdorej. Të gjithë të pandehurit i kanë mohuar akuzat për ndihmesë të emigracionit të paligjshëm.

Dy shqiptarët Dulaj dhe Nutaj pretenduan se ishin “agjentë udhëtimi”, të cilët gjenin njerëz që dëshironin të shkonin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dënimi për 6 të pandehurit do të jepet më datë 21 shtator.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja