Dy persona janë vënë në pranga pasi trafikuan drejt Shqipërisë një mjet të vjedhur në Suedi.

Policia e Elbasanit arrestoi një 45 vjeçar dhe A. A., 34 vjeçar, të dy banues në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Drejtorinë e Transportit Rrugor, Elbasan, rezultoi se më parë, kanë trafikuar në vendin tonë, një automjet tip “BMW”, të vjedhur në Suedi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.