Radhë të gjata udhëtarësh janë krijuar në Portin e Vlorës për shkak të vonesës së një trageti.

Bëhet me dije se trageti që duhet të nisej ditën e sotme në orën 21:00 ka patur probleme në Brindisi.

Sipas informacioneve pas problemeve që ka shfaqur trageti po i nënshtrohet një kontrolli, ndërkohë që të shumtë janë ata të cilët duhet të kthejnë biletën për t’i nisur me tragetin tjetër.