Rikthehet sërish frika nga fluturimet me avion. Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së shtunës në Rusi ku një avion me të paktën 62 persona në bord është rrëzuar teksa ulej në aeroportin e qytetit jugor Rostov-on-Don.Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të vdekur mes tyre gra e fëmijë.
Avioni, një Boeing 738-800, i kompanisë “FlyDubai” ishte nisur nga Dubai, ndërsa si destinacion kishte pikërisht Rostovin. Mediat ruse shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni është aksidentuar në tentativë për t’u ulur në aeroport për shkak të shikueshmërisë së ulët dhe era e fortë.
Avioni ka bërë disa rrotullime para se të ulej në pamundësi shikueshmërie ka humbur kontrollin duke shkaktuar tragjedinë. Sipas mediave ndërkombëtare në bordh udhëtonin 55 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit të cilët kanë humbur jetën por kjo ende jo e thënë zyrtarisht
Mediat ruse shkruajnë se rreth 100 anëtarë të grupeve të shpëtimit janë në vendin e rrëzimit të avionit, ku kanë arritur të shuajnë zjarrin.
Kompania “FlyDubai” është krijuar në vitin 2009 me qendër në Dubai, ndërsa fluturon në më shumë se 90 destinacione.
Në pamje, momentet e rrëzimit të avionit dhe shpërthimi pas përplasjes me tokën.
/Shqiptarja.com