Tragjedi në brigjet ujore të Francës, 27 emigrantë mbyten në det! U fundoset varka teksa po tentonin të kalonin kufirin drejt Mbretërisë së Bashkuar

27 emigrantë që ishin nisur nga Franca drejt Mbretërisë së Bashkuar janë mbytur në Kanalin pranë portit Calais pasi varka e tyre u përmbyt, ka thënë qeveria franceze. Ndërkohë që ende nuk është bërë me dije origjina e tyre.

Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një "tragjedi", duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të "kontrabandistëve kriminelë".

Ministria e Brendshme franceze tha në një deklaratë se anijet e patrullës gjetën kufoma dhe njerëz pa ndjenja në ujë, pasi një peshkatar dha alarmin për aksidentin. Policia më pas njoftoi në një deklaratë se27 emigrantë kishin vdekur. Tre helikopterë dhe tre varka janë vendosur në dispozicion për të marrë pjesë në kërkimin e trupave, thanë autoritetet lokale.

Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin, shkroi në Twitter se "shumë njerëz" kishin vdekur në incident, duke shtuar se "natyra kriminale e kontrabandistëve që organizojnë këto kalime nuk është ndëshkuar sa duhet". 

Mbi këtë ngjarje ka reguar edhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili u bëri thirrje autoriteteve franceze që të marrin masa për të ndaluar kalimin e paligjshëm të emigrantëve.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:39
Tragjedia në brigjet ujore të Francës, reagon Macron: Do të bëhet gjithçka për të dënuar përgjegjësit e incidentit në kanalin britanik

Një tragjedi ka ndodhur në kanalin britanik pranë portit Calais ku kanë humbur jetën 27 emigrantë në përpjekje për të tejkaluar kufirin ilegalisht. Pas këtij lajmi tragjik mbetet vetëm për ‘t’i vënë gishtin’ përsonave përgjegjes, këtë të paktën ka nënkuptuar Presidenti Macron në deklaratën e tij lidhur me ngjarjen e trishtë.

Macron bëri thirrje për një "takim urgjent të ministrave evropianë të shqetësuar nga sfida e migracionit" dhe deklaroi se francezët nuk do të lejojnë që Kanali anglez të bëhet "varrezë".

"Do të bëhet gjithçka për të gjetur dhe dënuar ata që janë përgjegjës për incidentin”, pohoi Macron.

Një zëdhënës i Johnson u tha gazetarëve se kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe homologu i tij francez kanë rënë dakord të shtojnë përpjekjet e përbashkëta për të luftuar trafikantët dhe për të parandaluar kalime të tilla vdekjeprurëse në Kanalin Britanik.

“Ata nënvizuan rëndësinë e punës së ngushtë me fqinjët në Belgjikë dhe Holandë, si dhe me partnerët në të gjithë kontinentin nëse duam ta trajtojmë problemin në mënyrë efektive përpara se njerëzit të arrijnë në brigjet franceze”,raportojnë Reuters.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin ka konfirmuar se katër trafikantë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me përmbysjen vdekjeprurëse. Darmanin e përshkroi anijen si një kurth vdekjeje "shumë të dobët" të krahasueshëm me "një pishinë që ndërtoni në kopshtin përpara shtëpisë suaj".

Dy persona u shpëtuan nga përmbysja dhe që atëherë janë shtruar në spital me hipotermi të rëndë, sipas ministrit të Brendshëm francez.

Megjithëse autoritetet franceze kanë bërë përparime në numrin e kalimeve që kanë parandaluar, përpjekjet e përgjithshme janë penguar nga tensionet Paris-Londër.

Ora 21:39
27 emigrantë u mbytën duke kaluar në Britani, reagon Johnson: I tronditur, Franca të marrë masa për të ndaluar kalimet e paligjshme

Kryeministri britanik Boris Johnson ka reguar mbi ngjarjen e rëndë ku 27 emigrantë u mbytën në përpjekje për të kaluar në Britaninë e Madhe. Johnson iu shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave, teksa iu bëri thirrje autoriteteve franceze që të marrin masa për të ndaluar kalimet e paligjshme të emigrantëve.

“Dua të them vetëm se jam i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve që shoh në Kanalin anglez. Kjo katastrofë nënvizon se sa e rrezikshme është të kalosh Kanalin Anglez në këtë mënyrë,” shtoi ai, duke i bërë thirrje Francës të “bëjë më shumë” për të ndaluar kalimet e paligjshme.

“Ne e patëm të vështirë të bindnim disa nga partnerët tanë, veçanërisht francezët, që të ngriheshin në këmbë, por unë i kuptoj vështirësitë me të cilat përballen të gjitha vendet dhe ajo që duam tani është të bëjmë më shumë së bashku”, tha Johnson për Sky News.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale