Tragjedi në çiklizëm, humbet jetën sportisti italian! U rrëzua gjatë garës

Tragjedi në çiklizëm, humbet jetën sportisti italian! U rrëzua gjatë garës

Jacopo Venzo

AUSTRI - Tjetër tragjedi në sportin e çiklizmit. 17-vjeçari Jacopo Venzo nga Vicenza humbi jetën në Austri pas një rrëzimi të frikshëm në një sektor ulës gjatë fazës së parë të "Junioren Rundfahrt".

Tragjedia ndodhi  në garën e djeshme, teksa sot erdhi konfirmimi nga skuadra e tij, Campana Imballaggi Geo&Tex Trentino. Nga plagët e marra çiklisti ndërroi jetë në spital, teksa gara u anullua.

"Jemi me lot në sy dhe zemër të shkatërruar. Ju njoftojmë se sportisti ynë i ri Jacopo Venzo ka ndërruar jetë. Djali ra viktimë e një rrëzimi shumë të keq dje gjatë fazës së parë të turneut të Austrisë. Jacopo ishte një djalë i jashtëzakonshëm, me një të ardhme për t'u shkruar në sport dhe mbi të gjitha në jetë dhe për këtë arsye dhimbja është akoma më e madhe", njofton skuadra italiane.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur