Piloti italian i garave me motora, Luca Salvadori (32 vjeç) ka ndërruar jetë nga plagët e marra në një aksident gjatë një eventi të Kampionatit Ndërkombëtar të Garave Rrugore (IRRC) në Gjermani.

Salvadori u rrëzua të shtunën më 14 shtator në Frohburger Dreieck pas një përplasjeje në fillimin e garës, në pistën prej 4 kilometrash në formë trekëndëshi të përbërë nga rrugë publike të mbyllura.

32-vjeçari italian iu dorëzua sot plagëve të marra, duke mos mundur të mbijetojë. Largimi i Salvadorit u njoftua në rrjetet sociale nga ekipi i tij, Broncos Racing Team.

Aksidenti fatal

Shoferi 32-vjeçar nga Milano pësoi aksidentin më të rëndë në xhiron e parë të kualifikimeve të rezervuara për SBK/STK 1000 të fazës së gjashtë dhe të fundit të IRRC (Kampionati Ndërkombëtar i Garave Rrugore) i cili mbahet kryesisht në vendet e Evropës Qendrore.

Aksidenti ka ndodhur  për shkak të një kontakti me gjermanin Didier Grams  që në fazat e para të garës. I transportuar në spital, Luca ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.