Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në lagjen moderne të “HafenCity” të Hamburgut. Sipas raportimit të mediave gjermane katër punëtorë shqiptarë kanë humbur jetën pas shembjes së një skele në një kantier të madh ndërtimi.
Aksidenti i tmerrshëm ndodhi të hënën në mëngjes. Media gjermane BILD raporton se një prej viktimave nuk është nxjerrë dot ende nga rrënojat.
700 punëtorët që punojnë çdo ditë në kantierin e madh të ndërtimit të qytetit Hafen u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë në vendin ku ndodhi tragjedia. Aksidenti i rëndë në punë ka ndodhur rreth orës 09:10 me orën gjermane dhe punëtorët kanë evakuuar kantierin e ndërtimit “Chicagostrasse”, transmeton “Focus” i Gjermanisë.
Skela ku po punonin shqiptarët në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori. Tre prej shqiptarëve humbën jetën menjëherë si pasojë e mbetjeve që u ranë sipër dhe janë nxjerrë. Personi që nuk është nxjerrë ndodhet i mbuluar nga rrënojat. Fillimisht doli lajmi se viktimat ishin bullgarë, por më vonë autoritetet njoftuan se bëhej fjalë për shqiptarë.
Policia gjermane ka konfirmuar se tre prej 5 viktimave të aksidentit të rëndë industrial në Hafencity të Hamburgut janë shqiptarë. Policia sqaroi për mediat gjermane se 3 viktimat nuk ishin me shtetësi bullgare, por shqiptarë, ndërsa nuk dihen identitetet e tyre.
"Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën. Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje. Policia kundërshtoi informacionin paraprak se viktimat ishin bullgarë", shkruajnë mediet gjermane.
Kështu është kur punon me letra fallco, të Bëjnë Bullgar .. Ngushëllime familjeve..
PërgjigjuPer nje jete ma te mir
Përgjigjudi njeri emrat ju lutem
PërgjigjuNgushullime families njeri prej djemve e njihja
Ngushellime
PërgjigjuNuk jane bullgare por shqiptare. Punojne me letra fallco bullgare.
Përgjigju