Tragjedi në Itali/ 38-vjeçari vret gruan, vjehrrën dhe 2 fëmijët e mitur e më pas vetëvritet
Pamje prane vendit te ngjarjes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sassuolo, Modena të Italisë, ku një 38-vjeçar ka shfarosur gjithë familjen. Ai ka vrarë me thikë gruan, 43-vjeçare, vjehrën 64-vjeçare dhe dy fëmijët 5 e 2 vjeç. Më pas autori vrau dhe veten.
Policia po heton dinamikën e ngjarjes. 38-vjeçari, që besohet se është vrasësi i partneres së tij, dy fëmijëve dhe nënës së saj, punonte në një supermarket në Sassuolo dhe sipas informacioneve të para hetimore është me origjinë tuniziane.
‘I vrau të gjithë..’ - ky është komenti i parë i familjarit te vrasësit me origjinë tuniziane.
Nëna e fëmijëve të tij, një italiane, ishte e angazhuar në punë pastrimi aty në zonë. Gruaja e vrarë nga partneri i saj, i cili më vonë vrau dhe veten në Sassuolo, kishte edhe një vajzë tjetër më të madhe, nga një lidhje e mëparshme, e cila në kohën e ngjarjes së rëndë ishte në shkollë. Ngjarja u zbulua, pasi askush nuk po paraqitej që të merrte nga shkolla vajzën 11-vjeçare, e cila i shpëtoi masakrës.
Nabil Dhahri dhe Elisa Mulas kishin të paktën një muaj që ishin ndarë, sipas të njohurve të familjes. Dhahri kishte qenë për një periudhë në Tunizi, duke u larguar pa dhënë shpjegime, por sapo u kthye, shkoi të shihte fëmijët, në shtëpinë ku Elisa ishte kthyer për të jetuar me nënën e saj dhe kreu masakrën.
Burri kishte arritur deri në pikën që të kërcënonte me vdekje ish-partneren e tij, siç dëshmohet nga një regjistrim i bërë ditët e fundit nga Elisa. Këtë rrethanë e konfirmon edhe një fqinj: “Ajo nuk e pranoi përfundimin e lidhjes, Elisa më tha se me Nabilin kishte përfunduar çdo gjë”.
Viktima Elisa Mulas dhe autori Nabil Dhahri
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 1113
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq (EMRAT)
24 Dhjetor, 08:47
-
Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur
23 Dhjetor, 20:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në
23 Dhjetor, 17:12
-
Të dënuar për trafik droge, prostitucion e falsifikim dokumentash! Ekstradohen 4 shqiptarë në Itali, dy të tjerë sillen në Shqipëri
23 Dhjetor, 13:55
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Marrëveshja me Shqipërinë/ Meloni synon rifillimin e transferimit të emigrantëve në Gjadër! Mbledh sot qeverinë: Gjyqtarët pajtohen me ne
23 Dhjetor, 12:01
-
Roberto Mancini mbetet i papunë: Askush nuk më ka kontaktuar
23 Dhjetor, 11:23
-
Shatërvani i Trevit në Romë rihapet pas punimeve, monumenti do të kufizohet në 400 vizitorë, rregullat e reja për turistët
23 Dhjetor, 10:46
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34