Tragjedi në Itali/ Po fotografonte stuhinë 'Furore', vdes 45-vjeçarja

Tragjedi në Itali/ Po fotografonte stuhinë 'Furore', vdes 45-vjeçarja

Një tragjedi ka ndodhur në Bregun e Amalfit, Itali ku humbi jetën një turiste argjentinase, 45-vjeç, e cila po fotografonte stuhinë në Furore, dhe më pas u 'përpi' nga një dallgë.

Sipas raportimeve, 45-vjeçarja po fotografonte stuhinë në Furore, një qytet bregdetar, e cila ishte së bashku me bashkëshortin e saj, 52-vjeç, i cili përfundoi në ujë, por për fat të mirë shpëtoi.

52-vjeçari u shtrua në spital për analiza, ku raportohet se gjendja e tij nuk është shqetësuese, raportojnë mediat e huaja.

Ata ndodheshin në plazhin e Furores për të bërë disa foto nga stuhia, kur befasisht u ‘zunë’ nga një dallgë e baticës.

Trupi i viktimës u gjet më pas nga ushtarët e rojes bregdetare me ndihmën e një varke që i përkiste grupit të varkave Amalfi.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja