SHBA - Bota e NBA është në zi pas ndarjes nga jeta të Brandon Clarke, basketbollistit të Memphis Grizzlies, i cili ndërroi jetë në moshën 29-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga klubi dhe përfaqësuesit e tij, duke tronditur komunitetin e NBA.
Burime të policisë konfirmuan se Clarke u gjet i vdekur nga një mbidozë e mundshme droge të hënën në një shtëpi të vendosur në 'Luginën San Fernando' të Los Angeles. Narkotikët u gjetën në vendngjarje, thanë burimet për ABC News.
Clarke ishte një nga figurat më të qëndrueshme të Grizzlies, duke kaluar të shtatë sezonet e tij në ligën më të fortë të basketbollit me të njëjtën skuadër. Në 2022-shin ai firmosi një rinovim 4-vjeçar për 50 milionë dollarë me Grizzlies, ndërsa gjatë sezoneve të fundit kishte pësuar dëmtime të shpeshta.
Në total, Clarke zhvilloi 309 ndeshje në NBA, me mesatare prej 10.2 pikësh, 5.5 kërcimesh dhe 1.3 asistimesh për ndeshje, duke lënë gjurmë si një lojtar energjik dhe i respektuar.
Autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi rrethanat e kësaj humbjeje të papritur, ndërsa reagimet dhe ngushëllimet kanë pushtuar botën e sportit për një nga emrat e njohur të Grizzlies.
Komente








