Një 35-vjeçar nga Kosova ka vrarë gruan e tij në Zvicër. Ai pas vrasjes ka njoftuar qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij. Siç raportojnë mediat zvicerene Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka gjetur të vdekur 32-vjeçaren.
Shqiptari nga është arrestuar, ndërsa motivi i ngjarjes ende nuk dihet. Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijët e çiftit. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë marrë nën kujdes nga familjarët.