NJU JORK-Tragjedi në një apartament luksoz në Nju Jork. Dje kur ishte kthyer në shtëpisë së bashku me fëmijën e saj të tretë, Marina Krim ishte habitur: Si kishte mundësi që të gjithë dritat ishin fikur? Me fëmijën në krah 38 vjeçarja zbriti tek roja i pallatit për të mësuar nëse dadoja së bashku më dy fëmijët e saj, 2 dhe 6 vjeç kishin dalë.

Pas përgjigjes negative ishte ngjitur për në apartamentin e saj luksoz nr 57 të rrugës nr 75 pranë Central Park. Marina Krim ka nisur të ndezë dritat e të gjitha dhomave, deri kur mbërriti në banjo. Dy fëmijët e saj Leo 2 vjeç dhe Lucia 6 vjeç ishin të pajetë në vaskën e banjos.

Të mbuluar me gjak dhe të kishin plagë të shkaktuara me thikë. Në tokë e shtrirë ndodhej dhe dadoja, 50 vjeçe Yoselyn Ortega me një prerje të madhe në fyt, të cilën sipas hetimeve dadoja mund tia kishte shkaktuar vetes. Dhe pranë saj një thikë e madhe kuzhinë e tëra në gjak. Në atë moment Marina ka nisur të bërtasë me të madhe dhe një komshi informoi më pas policinë. Gruaja është arrestuar dhe dërguar në spital në gjendje tepër të rëndë dhe policia thotë se ajo është autorja e krimit.

Në momentin kur është gjetur nga policia Marina shtrëngonte fort vajzën e saj 3 vjeçe, Nessie, dhe bërtiste si histerike. Ato sapo ishin kthyer nga leksionet e notit ku kishte dërguar Nessie. Sipas policisë në vaskë nuk ka pasur fare ujë. “Nuk dihet ende se sa herë mund të jenë goditur me thikë fëmijët”- tha një zyrtar i policisë. Ndërkohë që i ati i cili punon në rrjetin mediatik CNBS, nuk ndodhej në shtëpi por ishte jashtë Nju Jorkut për motive pune.
 
(sg/shqiptarja.com)