Tragjedi në Papua Guinea e Re, më shumë se 2000 njerëz varrosen të gjallë nga rrëshqitja e dheut

Tragjedi në Papua Guinea e Re, më shumë se 2000 njerëz varrosen të gjallë nga rrëshqitja e dheut

Një tragjedi ka ndodhur në Papua Guinea e re, ku si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një fshat të largët në Papua Guinea e Re, më shumë se 2000 njerëz janë varrosur brenda shtëpive të tyre.

Një zyrtar i OKB-së theksoi se ekuipazhet e shpëtimit janë në garë më kohën për të gjetur të mbijetuarit.

“Rrëshqitja e dheut varrosi më shumë se 2,000 njerëz të gjallë dhe shkaktoi dëme të mëdha. Jemi në garë më kohën”, thuhej në letrën nga qendra kombëtare e reagimit ndaj emergjencave drejtuar delegacionit të OKB-së në kryeqytetin Port Moresby.

Tragjedia ndodhi në një fshat kodër në provincën Enga, në pjesën qendrore të arkipelagut, i cili pothuajse u zhduk kur një pjesë e malit Mungalo u shemb, ndërsa banorët ishin në gjumë.

Banorët e zonës besojnë se rrëshqitja e dheut është shkaktuar nga reshjet e dendura të dheut që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit.

 Sipas Bankës Botërore, Papua Guinea e Re ka një nga klimat më të lagështa në botë dhe reshjet e dendura shpesh godasin zonat e saj më të lagështa.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Meçe: Lazarati prodhonte 900 ton hashash në vit! Noka, Basha, Berisha menaxhonin kartelin e drogës

Meçe: Lazarati prodhonte 900 ton hashash në vit! Noka, Basha, Berisha menaxhonin kartelin e drogës