Tragjedi në Romë, nënën e zë gjumi duke ushqyer foshnjen në spital! Mbytet djali 3 ditësh, përfundoi poshtë trupit të saj

Tragjedi në Romë, nënën e zë gjumi duke ushqyer foshnjen në spital! Mbytet djali 3 ditësh, përfundoi poshtë trupit të saj

Spitali i Pertinit, Romë

ITALI - Lotët e dëshpërimit tronditën repartin e gjinekologjisë në spitalin e Pertinit në Romë kur nënën 30-vjeçare e zuri gjumi gjatë ushqyerjes me gji dhe foshnja 3 ditëshe u mbyt. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 8 janarit.

Pranë nënës ishte një infermiere. Ajo kishte mbi supe barrën e rëndë që t’i tregonte nënës ngjarjen e rëndë duke i zbuluar kuptimin e ndryshimit të ngjyrës së lëkurës të djalit të porsalindur. Infermierja i tregoi nënës se kur po flinte e kishte shtypur të birin me trup pa e kuptuar.

Në Itali kanë nisur hetimet për tragjedinë ndërsa është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia. Nëna është e shqetësuar pasi fëmija nuk duhet të kishte qëndruar në krahët e saj por të ishte kthyer në krevat pas ushqyerjes.

Një fëmijë jo më shumë se 5 muajsh nuk duhet të flejë pranë prindit sepse një gjest dashurie, shpeshherë kthehet në tragjedi siç ndodhi fatkeqësisht mesnatën e 8 janarit. Kjo është ajo që ndodhi atë pasdite. Nëna kërkoi të ishte me djalin e saj, ta mbante, ta përqafonte e ta ushqente me gji.

Teksa përjetonte momente lumturie, lodhja e këputi dhe mbylli sytë pa e kuptuar që foshnja ishte nën të. Pak minuta më vonë mbërriti infermierja dhe pa atë që s’do të donte. Ndonëse u përpoq që t’i jepte ndihmën e parë dhe ta kthente në jetë, ngjarja përfundoi me fund tragjik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë