KOSOVË - Tragjedi në fushë. Futbollisti 43-vjeçar i klubit të veteranëve të KFV Barilevas në Kosovë, Liridon Gubetini, humbi jetën të premten në fushën e lojës gjatë ndeshjes së Kupës kundër KFV Deçanit.
Klubi i tij bën me dije se Gubetini humbi ndjenjat në fushë, ndërsa mediet në Kosovë tregojnë se dyshohet për një arrest kardiak. Paçka ndihmës së menjëhershme, 43-vjeçari që ishte pjesë e klubit të veterabëve të Barilevas që nga themelimi, nuk ia doli të mbijetonte.
'Në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV BARILEVA - KFV DEÇANI pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën", bën me dije klubi i tij.
KFV Barileva i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve, duke treguar se Liridoni ishte pjesë e skuadrës që nga dita e themelimit.
"Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm, i respektuar dhe shumë i afërt me skuadrën e veteranëve, duke dhënë gjithmonë kontributin e tij me zemër dhe përkushtim, ishte pjesë e jona që nga Dita e parë pas themelimit të skuadrës", njofton klubi nga Kosova.
Komente








