Një fëmijë 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën sot në spitalin e Vlorës pasi ka prerë një venën në qafë me një gotë të thyer ku dhe ka humbur jetën. Dorart Kaca ishte me nënën në shtëpi në momentin që ka ndodhur ngjarja tragjike, por pavarësisht se është nisur menjëherë drejt spitalit, nuk ka arritur të shpëtojë për shkak të gjakderdhjes.
"Më datë 19.11.2021, rreth orës 18:08, është paraqitur për ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal Vlorë, me dëmtime në qafë, dyshohet aksidentalisht, një shtetas i mitur 1 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Report Tv mëson se vogëlushi ka mbërritur në orën 18 në ambientet e spitalit të Vlorës pothuajse pa shenja jete. Menjëherë ka hyrë në sallë operacionit ku ekipi prej katër mjekësh nuk mundi ta rikthente zemrën në punë me gjithë veprimet e shpejta, pasi ka bërë arrest kardiak nga humbja e gjakut.
Vdekja e vogëlushit në Vlorë, mjekët nuk e rikthyen dot në jetë pas shumë përpjekjesh
Të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Vlorë ku ka humbur jetën një fëmijë pasi është çarë me xham.
Fëmija 1 vjeç e gjysmë ka mbërritur në orën 18 në ambientet e spitalit të Vlorës pothuajse pa shenja jete. Fëmija ishte mbuluar me gjak dhe nga verifikimet e para kishte një plagë në qafë në krahun e majtë ku dukej qartë se enët e mëdha të gjakut ishin të dëmtuara dhe fëmija nuk kishte frymëmarrje dhe puls.
Menjëherë ka hyrë në sallë operacionit ku ekipi prej katër mjekësh nuk mundi ta rikthente zemrën në punë me gjithë veprimet e shpejta, pasi ka bërë arrest kardiak nga humbja e gjakut.