Tragjedia ajrore në Nigeri
153 të vdekur, nisin hetimet
Asnjë i mbijetuar nga tragjedia më e fundit ajrore kur një avion pasagjerësh me 153 pasagjerë në bord u rrëzua dje mes ndërtesave në një lagje tepër të populluar të qytetit kryesor të Nigerisë Lagos.
LAGOS, Nigeri – Asnjë i mbijetuar nga tragjedia më e fundit ajrore kur një avion pasagjerësh me 153 pasagjerë në bord u rrëzua dje mes ndërtesave në një lagje tepër të populluar të qytetit kryesor të Nigerisë Lagos. Autoritetet e Aviacionit Civil Nigerian thanë se fatkeqësisht të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi kanë humbur jetën, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku I rrëzimit. Mijëra vetë u mblodhën në vendin e rrëzimit ndërsa ekipet e emergjencës kanë kërkuar për një kohë të gjatë mes mbetjeve dhe pluhurit nga shkatërrimi i avionit për ndonjë të mbijetuar. Presidenti Nigerian Goodluck Jonathan shpalli tre ditë zie kombëtare.
Avioni u rrërzua në një ndërtesë dy katëshe në lagjen Iju në veri të aeroportit. Televizionet transmetuan skena kaotike ku turma mbushi vendin e aksidentit. Ushtarët u përpoqën të shpërndanin njerëzit e shumtë duke përdorur dhe kamzhikë gome ndërsa disa banorë reaguan duhe hedhur gurë mbi forcat e ushtrisë.
Aeroplani komercial po fluturonte nga kryeqyteti nigerian, Abuja, për në Lagos kur u rrëzua dhe shpërtheu në flakë. Mbeten ende të paqarta shkaqet e shpërthimit.
Mbeturinat e avionit, duke përfshirë edhe një krah të tij u shpërndanë përreth, kurse trupi i avionit mbeti në ndërtesë. Kufomat e pasagjerëve dukeshin qartë nën rrënoja.
Banorët e zonës Iju-Ishaga të Lagos thanë se dëgjuan një zhurmë të fuqishme. Ndërkohë flaka përfshiu dhe ndërtesën dy katëshe ku u rrëzua avioni. Sipas dëshmitarëve ndërtesa shërbente si shtypshkronjë. Dyshohet se në ndërtesë nuk ka patur njeri në momentin e shpërthimit pasi dita e diel ishte pushim.
Tashmë hetimet janë përqëndruar në kutinë e zezë të avionit. Presidenti i vendit Jonathan ndërsa njoftoi zinë kombëtare tha se kishte urdhëruar hetim të plotë për aksidentin.
Më 11 maj të këtij viti një tjetër avion i ngjashëm më Dana nxori në fluturim një problem të ngjashëm teknik dhe bëri ulje të detyruar në Lagos.
Nigeria, si shumë vende afrikane, ka një nivel të dobët të sigurisë ajrore, edhe pse disa përpjekje janë bërë për të përmirësuar atë që pas një vale të fatkeqësive natyrore në vitin 2005. (ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15