Tragjedia e 9 Janarit. Familjarët:
"Berisha të mbajë premtimin"

Tragjedia e 9 Janarit. Familjarët:<br />
SHKODER- Familjarë dhe të afërm kujtojnë sot 28 viktimat e zhdukur në Gadishullin e Karaburunit mbrëmjen e 9 janarit, kur gomonia me të cilën po udhëtonin për të kaluar përtej detit u mbyt.

Ndonëse kanë kaluar 8 vjet familjarët vazhdojnë të akuzojnë se ndihma për të afërmit e tyre mbërriti me vonesë dhe askush nuk u ndëshkua. Ata akuzojnë dhe për mos hetimin e zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Babai i një prej viktimave, që kanë humbur jetën në tragjedi, njëkohësisht dhe kryetar i shoqatës "9 janari" deklaron për "Shqiptarja.com" se ndihen të fyer dhe i kërkon kryeministrit Berisha të mbajë fjalën e dhënë kur ishte në opozitë se do të zbardhte përgjejgësit.
Nikoll Mhillaj thotë se premtimet u harruan dhe familjarët e viktimave “u përdoren politikisht nga qeveria aktuale.” Sipas tij kryeministri aktual i vendit, në atë kohë në opozitë, u premtoi familjarëve të viktimave, pikërisht nga shtëpia e tij, se Parta Demokratike, do të zbardhte këtë ngjarje të rëndë sapo të merrte pushtetin. “Endemi rrugëve të institucioneve në Tiranë për të kërkuar zbardhjen e tragjedisë, por nuk kemi shpresa se drejtësia mund të zbardhë ndonjëherë fatkeqësinë që u ndodhi të afërmve”- Të gjithë viktimat ishin nga zona e Shkodrës. Ata ishin të moshës 15 deri në 33 vjeç dhe secili prej klandestinëve kishte paguar 1500 euro për udhëtimin që i mori jetën. Një vit më parë, tragjedia e 9 janarit u përkujtua nga familjarët e viktimave me anë të një proteste të zhvilluar para Kryeministrisë.

VIKTIMAT E TRAGJEDISE

Liza Martini, 35 vjeçe, Shkodër qytet; Alfred Lleshi 19 vjeç, Vau i Dejës, Shkodër; Paulin Pushimaj 21 vjeç, Vau i Dejës,Shkodër; Tom Gjoni 18 vjeç, Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër; Gëzim Fusha 18 vjeç, Abat, Dukagjin, Shkodër; Liza Prenga 37 vjeçe, Dajç, Shkodër; Arben Prenga 24 vjeç, Dajç Shkodër; Rasim Miruku 55 vjeç, Dajç, Shkodër; Besmira Miruku (Dibrati) 16 vjeçe, Dajç, Shkodër; Sadik Doçi (Rakaj) 24 vjeç, Shkodër, qytet; Gëzim Kurtaj 33 vjeç, Golem, Shkodër; Oltion Jacaj 23 vjeç, Dobraç, Shkodër; Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër, qytet; Mark Ndou 18 vjeç, Shkodër; Tonin Toka 19 vjeç, Bardhaj, Shkodër; Marlen Mhillaj 20 vjeç, Shkodër, qytet; Dritan Hetaj 32 vjeç, Shkodër, qytet; Agron Markaj 24 vjeç, Rrjoll, Malësi e Madhe; Shpëtim Dizdari, 34 vjeç, Pukë, banues në Shkodër, 20. Skafisti nga Vlora, Ndue Sanaj, 21 vjeç, Shosh , Shkodër, Artan Sagrini 33 vjeç, Shkodër, qytet, Arian Gjilaj, 29 vjeç, Golem , Shkodër, Marjana Zajeti 18 vjeçe, Shkodër, qytet, Kreshnik Bjeshka 25 vjeç, Shkodër, qytet, Fahrije Mehemeti (Dizdari) 34 vjeçe, Gruemirë, Malësi e Madhe, Gjin Grizha 19 vjeç, Kelmend, Malësi e Madhe, (Niçaj) 16 vjeçe, Malësi e Madhe.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)

Shkodër/ Digjen 2 makina, 4 minuta më pas hidhet lëndë plasëse pranë një banese! Identifikohet njëri prej autorëve (EMRAT)