Tragjedia e Dwamena, mjeku sportiv dhe aktorë të futbollit në Shqipëri akuza FSHF-së

Tragjedia e ndodhur në Rrogozhinë një ditë më parë ku fatkeqësisht humbi jetën rrugës për në spital futbollisti Raphael Dwamena ka ngritur disa pikëpyetje. Kush e lejoi 28-vjeçarin të lunte edhe pse vinte nga një e kaluar me probleme në zemër? Në rregulloren e FSHF-së thuhet se për tu rregjistruar çdo futbollist, ndër të tjera, duhet ti nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Këto të dhëna duhet të vijnë nga mjeku i klubit.

Mirëpo kjo është vetëm një nga pikëpyetjet. Në rregulloren e licensimit të klubeve thuhet se fushat e stërvitjes dhe stadiumet duhet të kenë një dhomë mjekësore të pajisur me defibrilator. Jo vetëm në Rrogozhinë, por në çdo stadium të Shqipërisë nuk ka një dhomë me defibrilator.

“FSHF ka të vetmen përgjegjësi, që të vendosë pikat mbi "i" tani. Me këtë që ndodhi sot që ishte dramatike, një aparat bën vetëm 800 euro. Presidentët e ekipeve nuk më dëgjojnë, kam qenë pesë vite te Kukësi dhe nuk e kanë marrë paçka se e kam ngritur me të madhe edhe në FSHF. Duhet defibrilator,"-u shpreh Mel Ostreni, mjek sportiv.

Mel Ostreni nuk është i vetmi që mban këtë qëndrim. Edhe ish-përgatitësi atletik i Kukësit, italiani Daniele Nervi, shkruan se ‘kjo tragjedi mund të ishte shmangur nëse defibrilatori është i detyrueshëm për të gjithë klubet’. Në fakt sipas rregullores së licensimit është, por që nuk zbatohet dhe për këtë federata nuk ka marrë masa.

Një qëndrim të ashpër për ngjarjen mbajti edhe gazetari e ish-komentatori Dritan Shakohoxha. Ky i fundit përveç ngushëllimit thotë se ‘kudo në botë nuk e lejuan të lunate, përveçse në Shqipëri. Zoti iu dënoftë more vrasës’,-mbyll reagimin Shakohoxha, duke iu referuar federatës shqiptare të futbollit dhe atyre që dhanë miratimin që futbollisti të zbriste në fushë kundër Partizanit.

Për ngjarjen e rëndë prokuroria ka ngritur një hetim, ndërsa me shumë gjasa klubi i Egnatias do të mbajë të hënën në Rrogozhinë homazhet për ndjerin Dëamena.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë