Tragjedia e futbollistëve, SOS i
pilotit: Jemi pa karburant

Tragjedia e futbollistëve, SOS i<br />pilotit: Jemi pa karburant
Mbarimi i karburantit dhe defekti në impiantin elektrik janë këta shkaktarët kryesor të aksidentit tragjik ku gjatë udhëtimit me avion humbën jetën lojtarët e skuadrës braziliane Chapecoense.

Lajmi është konfirmuar nga shefi i aviacionit civil pasi janë siguruar edhe mesazhet audio që piloti i ka dëguar qendrës së kontrollit. “Humbëm, po na mbaron karburanti, impianti elektrik nuk po funksionon. Shumë prej pasagjerëve janë ngritur dhe kanë nisur të bërtasin ” është ky alarmi i dhënë nga kabina e pilotimit pak para se të humbisnin kontaktet.

Avioni u rrëzuar në qytetin Madellin në Kolumbi ndërsa humbën jetën 71 persona pjesa më e madhe pjesëtarë të ekipit të futbollit i cili ishte nisur të luante në finalen e kupës së Amerikës së Jugut. 6 të mbijetuarit kanë pësuar dëmtime të rënda fizike dhe psikoligjike.

Pas kësaj ngjarje tragjike shumë njerëz janë sensibilizuar në emër të futbollistëve duke i kushtuar homazhe e duke mbushur stadiumin në kohën kur do të luhej ndeshja.

Ndërkohë edhe shumë klube botërore të futbollit janë sensibilizuar për humbjen e kolegëve të tyre.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)