Mes viktimave kishte fëmijë të mitur, gra, të moshuar, shumë prej të cilëve punonin në kushte që nuk plotësonin asnjë standard në një ambient të hapur në fshatin Gërdec pranë Vorës. Ngjarja e rëndë shokoi mbarë opinionin publik shqiptar, ndërsa lajmi u përhap në të gjitha mediat e rëndësishme ndërkombëtare.
Ashtu si çdo vit, edhe ditën e sotme familjarët kanë kryer homazhe te varrezat e viktimave të tragjedisë, ku ndryshe dhe vitet e tjera këtë radhë nuk ka shkuar asnjë politikan. Report Tv i është bashkuar dhimbjes së familjarëve, duke ndjekur nga afër homazhet. Familjarët e viktimave e kanë cilësuar këtë një krim shtetëror, duke thënë për mikrofonin e Report Tv se të afërmit e tyre i mori shteti dhe jo Zoti.
“Vrasja ndodhi për faj të tyre, jo për fajin tonë. Nuk e di si duhet trajtuar kjo. Dëmshpërblimi nuk duhet të llogaritet, sepse na vranë, shkatërruan. Shteti na mori njerëzit më të afërt, jo Zoti”, thonë ata mes dhimbjes e lotëve.
[gallery]25813[/gallery]
Ndërkohë, familjarët i kanë drejtuar një letër kryeprokurores Arta Marku,ku i kërkojnë të rihapet hetimi për tragjedinë, në mënyrë që të kapen fajtorët, ku edhe pse sot shënohen 10 vjet ende askush nuk ndodhet pas hekurave.
Nga ana e saj, Marku konfirmon marrjen e letrës dhe deklaron se kërkesa i është kaluar sektorit përkatës për verifikim. Kjo tregon se së shpejti do të ketë një përgjigje për familjarët e viktimave të Gërdecit. Mbetet për t’u parë se cili është sektori që do të marrë në shqyrtim kërkesën e këtyre familjarëve.
Kjo është pikërisht ironia e fatit, pasi në çdo vit nuk kanë munguar figurat politike të paktën të PD dhe PS, por në 10- vjetorin nuk ndodhet askush. Parlamentarët kanë zgjedhur të flasin në Parlament për ndihmën ekonomike, duke sfumuar tragjedinë e Gërdecit.
Familjari 1: Keni një apel për politikën, drejtësinë, si ndiheni kur nuk është një nga politika?
Nuk e di, politika bën premtime nga më të ndryshmet, njëherë e hedhin topin djathtas, njëherë majtas. Më 2009 Rama premtoi se do të merrnim drejtësi sapo të vinte në pushtet. Tani tallet me viktimat e Gërdecit, bën show.
S’ka fajtorë ...
Kur dikush nuk paguan një faturë dritash dhe futet në burg, ndërsa ata që na shkatërruan sot ndodhen të lirë, çfarë duhet të kërkojmë. Ish-ministri tha se dha dorëheqjen, ai s’duhet të futet më në politikë. Vrasja ndodhi për faj të tyre, jo për fajin tonë. Nuk e di si duhet trajtuar kjo. Dëmshpërblimi nuk duhet të llogaritet, sepse na vranë, shkatërruan. Sado dëmshpërblim të na japin, ata nuk e paguajnë dot dhimbjen.
Çfarë është Gërdeci sot?
Është vrasje shtetërore, e kanë pranuar vetë ata politikanët, dhe prapë nuk japin llogari.
Kërkesa ndaj Markut?
I drejtojmë dhjetëra kërkesa e asaj. Nëse ajo është e aftë të hapë këtë proces do të jetë një figurë në shtetin shqiptar.
Familjari 2: Shteti na mori njerëzit më të afërt, jo Zoti. Në këtë ditë zie për ne, ne gjithmonë do i kujtojmë, por sot me rastin e përvjetorit jubile ju them mos t’i harrojmë, t’i kujtojmë përgjithmonë. Qoftë një ditë që ato të jenë kthyer në engjëj. Të gjithë të mbajmë një minutë heshtje në nderim të njerëzve më të afërt, që sot nuk jetojnë me ne.
Nuk kërkojmë asgjë, nuk ka shtet, ne nuk kemi shtet. Çdo ditë venitet sa më shumë ngjarja. Unë kam humbur pesë persona. këtu është dora e njeriut, shteti e ktheu këtë ditë në të zezë. Edhe vitet tjera që kanë qenë politikanët këtu kanë ardhur pa njoftim, para nesh.
Familjari 3, djali i mitur: Kam humbur gjyshen dhe djalin e dajës. Kërkoj që të vihet drejtësia në vend.
d.c./shqiptarja.com

VIDEO









