Gërdeci, katër dëshmitarë në gjyqin për Mediun! Ish-ushtaraku: Predhat e municionet i hiqnim me dorë! Baruti ishte me tonelata! Ish-brigadieri: U ankova për kushtet, më shkarkuan

Dëshmitarët e radhës të pyetur në procesin ndaj Fatmir Mediut për dosjen Gërcdeci pranuan se procesi i demontimit të armëve ishte i pasigurt dhe ishte shoqëruar me incidente zjarresh herë pas here. Ish-ushtaraku Zabit Çuku ishte dëshmitari i radhës që u pyet në gjykatën e posaçme. Ai tha se kishte punuar në fabrikë nga janari i vitit 2008 duke pasur në varësi katër punëtorë. Sipas tij, në vendin ku bëhej demontimi ditën e ngjarjes kishte sasi të madhe baruti.

“Ditën e shpërthimit i thashë një personi që quhej Boran të largonte barutin, pasi ishte mbledhur shumë. Kishte sasi të madhe baruti, me tonelata”, ka thënë ai.

Sipas tij, baruti grumbullohej çdo ditë në shesh, por ditën qe ndodhi shpërthimi nuk ishte larguar nga aty. Dëshmitari pohoi se ditën e shpërthimit, ka parë flakën e madhe dhe një shtëllunge tymi dhe është larguar me vrap bashkë me punëtorët. Më pas i kishin thënë se flaka doli nga thesi i barutit qe ishte mbi karrocë. I pyetur nëse dinte për saldimin e karrocës në fjalë, ai tha se nuk kishte dijeni. Ai ka thënë se në fabrikën e Mihal Deliorgjit ka punuar pa kontratë.

Mirela Dvorani, e cila ka humbur të shoqin Endri Dvorani nga shpërthimi në fartikë, tregoi në gjykatë se i shoqi punonte aty si ekonomist dhe ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive.

"Kam humbur bashkëshortin Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga detyra. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006- 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive kete shqëtësim ma kishte shprehur vetë".

Një tjetër dëshmitar, ishte Veiz Muca, i cili tha se procesi i punës në fabrikë ishte i rrezikshëm.

"Fillimisht isha brigadjer dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Ata i hidhin tutje dhe për këtë u zura me Dritan Minxollin, pasi i thashë se puntorët nuk janë të kujdesshëm. Ai më shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadjer. Aty vinin të gjitha llojet e artilerive, zjarre të vogla ka pasur por janë fikur me fikset e zjarrit. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në konteiner për ta vendos dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë. Zjarri ka filluar aty ku bëhej demontimi. Dua të them se "babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën ishte shkak që shkelnin rregullat”.

Dëshmitari tjetër ishte Ndue Nikolla, i cili dha detaje nga mënyra si çmontoheshin predhat në Gërdec duke pranuar se kishte rrezik.

"Predhat i cmontonim duke i futur tek betoni që ishtë bërë posaçërisht për atë punë. E lëvizja dy tre hëre dhe shkëputej koka e predhës nga pjesa tjetër baruti futej në thasë dhe me karrocë e dërgonim tek magazina. Sokol Ngjeci na kishte porosit që të bënim kujdes pas kishte rrezik".

Një nga dëshmitaret, Saje Çiku, e punësuar në fabrikën e demontimit të armëve, ka deklaruar se nuk ishte e trajnuar për të punuar me predhat. Seanca e radhës për gjyqin e Gërdecit do të mbahet më 9 nëntor ku do të pyeten 10 dëshmitarët e radhës. GJKKO ka pranuar që të thërrasë në total  71 dëshmitarët e SPAK mes tyre dhe djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha si dhe një numër të madh të dëshmitarëve të palës mbrojtjëse.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
VIDEO/ Debatoi me avokatin e Mediut në gjyq, ish përgjegjësi i depos së armëve në Gërdec nuk flet para medieve: Më lini se jam i çorientuar, më dhemb koka

Veiz Muça, ish përgjegjës në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec dëshmoi sot në gjyqin ndaj Fatmir Mediut se procesi i punës ishte i rrezikshëm. Gjatë dëshmisë së tij ai është kundërshtuar nga avokati i Mediut, Ardian Visha i cili evidentoi se Muça ka dhënë dëshmi kontradiktore, krahasuar me herën e parë. Këtë përballje në seancë ai e ka pasqyruar dhe në dalje të gjyqit ku duket i çorientuar dhe nuk pranon të flasë para medieve.

“Do më lini se jam i çorientuar pak, jam i sëmurë më dhemb koka”, tha Muça.

Ora 17:22
'Gërdeci'/ Ish përgjegjësi Veiz Muça 'përplaset' me avokatin e Fatmir Mediut në gjyq: Më shpëtoi zoti, hera e parë që nuk hëngra bukë në fabrikë! Visha: Dëshmi kontradiktore

1698420382_932de91ca9bc4263b10ff7bd8f54f8b2.jpg

Në seancën e sotme për Fatmir Mediun në lidhje me çështjen e Gërdecit ka pasur debate mes dëshmitarit Veiz Muça ish përgjegjës në fabrikën dhe Ardian Vishën

“Në momentin e shpërthimit kishte 39 konteinerë me barut”, ka qenë kjo deklarata e dëshmitarit Veiz Muça në gjyq që shënoi pikënisjen e debatit me avokatin e të pandehurit, Fatmir Mediu.

Ardian Visha u shpreh se ky moment është i rëndësishëm sepse është në kundërshti me urdhrin e ministrit. Gaztarja e Report Tv Keti Banusi raporton se po ashtu "dy deklarime kontradiktore", ai i sotmi dhe i ditës së shpërthimit bëri që debatet të ngrinin tonet në sallën e GJKKO.

Deklarata e sotme:

“Atë ditë ditë ika vetëm dhe hëngra në Vorë në restorant. Ishte e vetmja ditë që sikur më foli zoti dhe u largova, pasi çdo ditë tjetër haja në zyrë në fabrikë, por atë ditë ika. Kur po kthehesha nga dreka, ndodhi shpërthimi i parë, rashë pa ndjenja, më përmendën dy gra, më shkundën. I dhashë makinës sërish deri te nënkalimi i Gërdecit, aty ndodhi shpërthimi i dytë dhe rashë sërish pa ndjenja. Erdhi një shoku im i ngushtë, shkoi mori gomën se mu ça tek ofiçina, pastaj erdhi e rregulloi dhe më çoi mu ate spitali i traumës. Ditën e shpërthimit më mori policia në shtëpi, kur drejtohej nga Shemsi Prençi, më çoi në Vorë për deklarime. Ka qenë dita kur qeveria ishte mbledhur në Vorë, Fatmir Mediu, Sabri Godo etj.”

Visha kundërshtoi këtë deklaratë pasi me 15 mars, ditën e ngjarjes, dëshmitari ka deklaruar tjetër gjë.

“Unë isha në mjetin tim me drejtorin Dritan Minxolli, makinën e drejtonte ai. Sapo dolëm nga fabrika, ndodhi shpërthimi, menjëherë më pas edhe shpërthimi tjetër. Më përmendën dy gra, por drejtorin nuk e pashë aty kur u përmenda, duhet të jetë kthyer në fabrikë”, është kjo deklarata e parë.

Ora 16:34
'Gërdeci'/ Përfundon seanca e sotme për Fatmir Mediun, gjyqi i radhës më 9 nëntor, do pyeten 10 dëshmitarë

1698417528_1697640293fatmirmediu.jpg

Ka përfunduar seanca sotme për ish-ministrin, Fatmir Mediu, për çështjen Gërdeci. Gjatë seancës u morën në pyetje 3 dëshmitarë, ndërsa katër të tjerë që ishin planifikuar të pyeteshin sot nuk u pyetën pasi përfundoi orari zyrtar. Senca e radhës do të mbahet me 9 nëntor dhe pritet në total të pyeten 10 dëshmitarë.

Ora 16:20
Tragjedia e Gërdecit, dëshmon punëtori Ndue Nikolla: Mbikëqyrësi na kishte porositur që të bënim kujdes se kishte rrezik! Atë ditë mu dogj 40% e trupit

1696340745_1584307174gerdeci.jpg

Report Tv zbardh dëshminë e një prej dëshmitarëve të Gërdecit në GJKKO. Ndue Nikolla i cili punonte në fabrikën e demontimit për të çmontuar predhat ka deklaruar se pasi hiqnin kokat e predhave baruti futej në thasë dhe dërgohej me karroca në magazinë. Nikolla thotë se ish-mbikëqyrësi Sokol Ngjeci i kishte porositur që të bënin kujdes pasi kishte rrezik. Ai ka dëshmuar se atë ditë i është djegur 40% e trupit, ndërsa 7 të tjerë që ishin me të kanë humbur jetën.

“Unë isha punëtor i thjeshtë punoja me predhat 100 mlm. Predhat i çmontonim duke e futur predhën tek betoni që ishte bërë posaçërisht për atë punë. E lëvizja dy tre herë dhe shkëputej koka e predhës nga pjesa tjetër baruti futej në thasë dhe me karrocë e dërgonim tek magazina. Sokol Ngjeci na kishte porosit që të bënim kujdes pas kishte rrezik. Ka pas fikse zjarri, raste të tjera ku ka rënë zjarr nuk kam parë. Ditën e  ngjarjes kam parë zjarri kam tentuar të largohem jam djeg 40% kur më kanë hipur në helikopter për të më dërguar jashtë ishim 8 veta. 7 të tjerët humbën jetë unë shpëtova”, ka dëshmuar ai.

Po ashtu sipas dëshmisë që ai ka dhënë në korrik të 2008 ka qenë specialist dhe jo punëtorë i thjeshtë. Avokati kundërshtoi dëshminë ndërsa gjykata e pranoi.

Dorian Matlia e pyeti nëse e kujton Qemal Memën? Nikolla tha se e kujtonte, që kur ka rënë zjarri ai tentoi me fiksen të të shuante flakë. “Mesa kujtoj kam parë dhe disa të tjerë por zjarri ishte i madh. Fatmir Mediun se njoh e kam parë vetëm në televizor”, tha ai.

Ora 16:12
Humbi bashkëshortin gjatë shpërthimit në Gërdec, dëshmon Mirela Dvorani: Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, ishin primitive

1698416349_000000.JPG

Ka dhënë sot dëshminë e saj në gjyqin ndaj Fatmir Mediut, Mirela Dvorani, bashkëshortja e njërit prej viktimave nga shpërthimi i Gërdecit. Ajo tha se tha se atje punohej në kushte primitive dhe këtë shqetësim e kishte shprehur edhe bashkëshorti i saj i ndjerë përpara se të ndodhte shpërthimi tragjik. Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj ishte i punësuar si ekonomist në depon e armëve.

"Kam humbur bashkëshortin tim Endri Dvorani. Ai ka qenë i punësuar si ekonomist atje më herët ka qenë ushtarak por ishte i liruar nga ajo detyrë. Në Gërdec ka punuar nga Shtator 2006- 15 Mars 2008. Ai ishte përgjegjës i disa grave dhe maste punën e tyre. Aty filloi pune se ishte në zanatin e vet. Ai ishte i merakosur për kushtet e punës, për sigurinë teknike pasi aty punohej në kushte primitive kete shqetësim ma kishte shprehur", tha ai.

Ora 16:05
'Gërdeci'/ Ish-përgjegjësi, Muça: U shkelën të gjitha rregullat nga babëzia për të sjellë sa më shumë municion dhe për të arritur normën! Sot s’punoj aty as për 1 mln në ditë

1698415869_7777777.JPG

Ish përgjegjësi Veiz Muça është dëshmitari i radhës që është marrë sot në pyetje në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec në 2008. Ai ka treguar se në punë shkeleshin të gjitha rregullat. Muça shprehet se kur ndodhi ngjarja ishte 200 metra larg, ndërsa tregon se zjarri ka filluar aty ku bëhej demontimi i armëve.

Veiz Muca: "Kam mbaruar shkollën e mesme ushtarake në Zallherr. Kam punuar punë të ndryshme në ndërtim dhe në ushtri kam qenë tëk kembsorja.

Në Gërdec kam punuar nga 12 Qeshori 2007-15 Mars 2008. Në pune me ka marrë Dritan Minxolli atë e njihja dhe i kam kërku punë. Ai më ka shpjegu cdo gjë aty mendova se bëhej demontimi i fishekëve. Deliorxhin nuk e njoh e kam parë por ai s’ka pasur kontakt me mua. Fillimisht isha brigadier dhe kontrolloja punën e atyre që merreshin me shkarkimin e predhave. Por ata i hidhin tutje dhe për këtë u zura me Dritanin. Pasi i thashë qe puntorët nuk jane te kujdesshëm ai me shkarkoi nga aty dhe më dërgoi diku tjetër, po brigadier.

Aty vinin të gjitha llojët e artilerive, për predhat 100 mlm kishte një poligon ( blloku i betonit me vrima) pasisje tjera s’kishte. Zjarre të vogla ka pasur por janë fikur me fikset e zjarrit. Kishte njerëz të tjerë që merreshin me ato punë. Në Gërdec ishte baruti i dy ditëve pasi nuk kishte vend në konteiner për ta vendos dhe nuk ishte dërguar as në fabrikë.  Ditën e ngjarjes iku Dritani dola dhe unë porosita rojen të mos fuste njëri brënda. 

Ngjarja ndodhi kur sapo isha largu 200 metra më poshtë. Zjarri ka fillu aty ku bëhej demontimi. Baruti trasportohej me karroca. Kur prisheshin karrocat i riparonte ai Deliu e kishte shtëpinë aty afër. Sipas asaj që më kanë tregu puntorët zjarri ka fillu tek një karrocë me barut. Karroca i ishte prish djalit të atij Deliut. Ai e kishte dërgu në shtëpi dhe e kishte ngjit. Unë atë ditë s’i kam dhënë leje askujt. Deliu i thoshte drejtorit Dritanit që i saldonte ai karrocat nga dy tre në ditë që dëmtoheshin. Dua të them dicka "babëzia e ushtrisë për të sjellë sa më shumë municion dhe babëzia e punëtorë për të bërë sa më shumë punë për të arrit normën i shkelnin rregullat në punë. Të më thuash sot që të shkosh të bësh atë punë sikur 1 milion në ditë të më japin nuk shkoj më".

Ora 14:55
Tragjedia e Gërdecit, ish-i punësuari në fabrikën e demontimit: Unë laja predhat, s'kishte makineri! As trajnim s'kam bërë për punën

1697635893_gerdeci.jpg

Po zhvillohet sot seanca e radhës gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Ditën e sotme janë paraqitur 7 dëshmitarë për tu pyetur. Një nga dëshmitaret, Caje Çiku, e punësuar në fabrikën e demontimit të armëve, ka deklaruar se ajo nuk ishte trajnuar për të punuar me predhat.

‘'Kam qenë e punësuar nga Qeshori 2007 deri kur ka ndodhur shpërthimi. Në fillim tek fishekët më pas jam marrë me larjen e predhave dhe punoja brenda në magazinë. Në punë më mori Veiz Muça. Nuk na kanë bërë instruktazh, nuk më kanë dhënë asnjë dokument, nuk kishte paisje kundër zjarrit, unë nuk i kam parë. Ditën e ngjarjes zjarri ka rënë kur ne ishim në orarin e drekës. Zjarri nisi jashtë ndërtesës. Baruti aty transportohej me karroca, nuk kam dijeni se kush i riparonte.'- tha Caje Çiku.

Por avokati Ardian Visha ka kundërshtuar dëshmitaren, duke i thënë se në dëshminë e saj në 2008, në procesverbalin që Çiku ka bërë me Ibrahim Hoxhën ka deklaruar se karrocat saldoheshin te Qemal Deliu.

‘Ka deklaruar se është goditur nga vala goditëse dhe se karrocat saldoheshin nga Qemal Deliu. Bishti këputej, thonte Ciku në pjesën fundore të karrocës dhe dërgohej për saldim te Deliu. Pra tregon se e ka parë karrocë që dilte nga fabrika. Me Lena Hasën, shoqen e saj kanë shkuar te shtëpia e Qemalit. Shton në deklaratën e 2008 se 1 karrocë u saldua ditën e shpërthimit.’- tha Visha.

Ora 14:36
Tragjedia e Gërdecit, ushtaraku Zabit Çuku: Predhat e municionet e rrezikshme i hiqnim me dorë, s'kishte makineri! Atë ditë baruti ishte me tonelata

1697638431_gerdeci.png

Zabit Çoku, ish-ushtarak ka dëshmuar sot në GJKKO në seancën që po mbahet për tragjedinë e Gërdecin se predhat dhe municionet e rrezikshme i hiqnin me dorë.

Sipas tij kishte kishte mjete për shuarjen e zjarrit, ditën e shpërthimit ishte dhe një zjarrfikëse te dera. Çuku në dëshmi tha se zjarri nisi në një thes baruti në karrocë, nuk di për saldime. Sipas tij baruti grumbullohej çdo ditë në shesh, ditën e shpërthimit s'ishte larguar.

‘Deri në 2004 kam qenë ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes. Në 21 janar 2008 nisa punë te fabrika e demontimit. Më tha një shoku im që kishte vende të lira puna. Unë fola me Sokol Ngjeçin, pastaj u takova me Sokolin dhe Delirogjin në fabrikë. Takova disa persona (Vasil Çangen, Petritin, Ervisin...), më treguan procedurën e punës. Unë kisha 4 punëtorë, vinin arkat e municioneve dhe unë i hapja.

Në vendim ku bëhej demontimi kishte barut. Fadroma merrte predhat, baruit, futej në thasë. Ditën e shpërthimit i them një personi që quhej Boran të largonte barutin, pasi ishte mbledhur shumë. Kishte sasi të madhe baruti. Ishte me tonelata. Përgjegjës kishim Vangjelin dhe Veizin. Dritanin kishim drejtor.

Trajnim bëra vetëm ditën e parë. Sokol Ngjeci na e shpjegoi procedurën. Unë kam përvojë të gjatë me municionet. Predhat dhe municionet e rrezikshme i hiqnim me dorë. Të gjithë punëtorët punonin me dorë, pa makineri.

Baruti, djgepret dhe predhat largoheshin nga fabrika. Kishte mjete që shërbenin për fikjen e zjarrit. Atë ditë kishte një zjarrfikëse të madhe te dera.

Ditën e shpërthimit, vetëm pashë flakën e madhe një shtëllungë tymi të bardhë të shkaktuar nga baruti dhe u largova me vrap bashkë me punëtorët e mi. 25-30 metra e gjatë flaka. Më thanë më vonë se flaka doli nga thesi i barutit që ishte mbi karrocë, Nuk di gjë për saldime.

Deliorgji nuk na beri kontrate paguheshim 3 mije lekë në ditë. Nuk kisha grup punë në mbikqyrje. Kur ndodhi shpërthimi dola me vrap, vrapova për 10 deri në 30 minuta rreth 500 metra. Me goditi një cope predhe në kokë, pasi predhat atë dite ishin te shpërndara në të gjithë fushën. Baruti grumbullohej çdo dite ne shesh, por ditën që ndodhi shpërthimi nuk ishte larguar nga aty. Filloi transportimi rreth orës 11:45 minuta.’- tha Çuku.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 313: 27/10/2023 17:37

    Ndersa nje teori tjeter konspirative thuhet qe ne kembim te klubit partizani mediut ju dha gerdeci dhe sala ska lidhje hic me gerdecin

    Përgjigju
  • 313: 27/10/2023 17:33

    Nje teori konspirative thote qe e kan pas stok barutin dhe prisnin qe cmimi ne burs te rritej. Dhe nje shkendij e saldatrices e ka eksplodu te gjithin.

    Përgjigju
  • O media: 27/10/2023 17:29

    Pse bëni sikur nuk e dinit si bëhej demontimi, dhe ripaketimi i municionit kinez aty? Populli e dinte ç'bëhej aty. Vetëm ju dhe politika bënit sikur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë