Tragjedia e Mesdheut, ministri
Bushati: Kërkohet reagim kolektiv

Tragjedia e Mesdheut, ministri<br />Bushati: Kërkohet reagim kolektiv
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati përmes rrjetit social “Twitter” ka shprehur ngushëllimet për ngjarjen tragjike në ujërat e detit Mesdhe, ku rreth 700 persona kanë ndërruar jetë.

Në statusin e shkruar në gjuhën angleze Bushati shprehet se: Mendimet dhe lutjet tona janë për viktimat. Tragjedia e mbytjes së anijes së emigranteve kërkon reagim kolektiv.

Bushati tw

Anija me rreth 700 persona në bord është mbytur në Siçili. Sipas të dhënave të para bëhet me dije se pothuajse të gjithë personat janë mbytur.

Mediat italiane shkruajnë se ende nuk ka të dhëna për shkaqet e mbytjes së anijes në Siçili. Ansa njofton se anija është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë.
Janë shpëtuar vetëm 28 persona. Mbrëmjen e së shtunës peshkarexha kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim.
 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime