Tragjedia e Mynihut, mbërrijnë në
Kosovë trupat e 2 prej viktimave

Tragjedia e Mynihut, mbërrijnë në<br />Kosovë trupat e 2 prej viktimave
Dy nga trupat e viktimave me origjinë nga Kosova që humbën jetën në sulmet e Mynihut, kanë mbërritur orët e para të kësaj të marte në Prishtinë.

Në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë kanë mbërritur trupat e 14-vjeçares Armela Segashi dhe të Diamant Zabergjës.

Trupat e pajetë mbërritën rreth orës 01:00 të ditës së martë në Prishtinë, ndërsa ato iu dorëzuan familjarëve.

Kosova mbajti një ditë zi kombëtare në respekt të tre të rinjve Armela Segashi, Dijamant Zabërgja dhe Sabina Sulaj, që u vranë në sulmin me armë në një qendër tregtare në Mynih, ku banojnë shumë imigrantë.

Një 18-vjeçar iraniano-gjerman, i lindur në Gjermani, qëlloi me armë duke vrarë 9 persona, 4 prej të cilëve me origjinë shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin

Kryeparlamentarja e Sllovenisë uron Spiropalin: Jam e bindur se do zbulojmë rrugë të reja për të rritur bashkëpunimin