PARIS - Marie-Hélène, 64 vjeç, është në gjendje shoku. Ajo ishte nisur për të bërë pazar në Paris: «Thashë se kaq e pata», thotë e tronditur. Marie gjendej në vagonin e fundit. «Treni ishte plot dhe s’kishte vend ku të uleshe», tregon.
 
Një çift nga Seine-et-Marne rrëfen se «pati ndjesinë e një ndryshimi të dhunshëm pastaj një frenim që s’kishte fund». «Gjithë njerëzit kacavirreshin, valixhet binin, një grua e vjetër përfundoi nën një tavolinë», rrëfyen ata.
 
Pierre, 25 vjeç është edhe ai në gjendje shoku, duke u dridhur edhe pse pas disa orësh dhe «pati ndjesinë e një treni, që u trondit në të gjitha drejtimet». Prindërit e Pierre janë rrugës për në Limoges për ta kërkuar dhe për të marrë kalimthi njerëz që banojnë në Chateauroux dhe Limoges.
 
Një vajzë e re rrëfen nga ana e saj që vagoni ku gjendej ishte përmbysur. « Ka pasur civilë që na kanë ndihmuar qëtë dalim nga vagonat, disa kishin marrë mjete për të thyer xhamat dhe na thanë të ndalnim sepse po thyenin xhamat». « Ne dolëm nga dritaret  direkt në stacion”, vijon ajo. «Po thoja që gjëra të tilla ndodhin vetëm nëpër filma», thotë kjo vajzë e re.
 
Marie-Hélène shpjegon: «Ajo mund të jetë një katastrofë makth. Por kjo është relative, jemi në anën e mirë të engesës ajo është në anën e djathtë të gardhit. Banorët e zonës kanë ardhur për të ndihmuar me gota me ujë dhe ëmbëlsira. Ndërsa në shesh të rinjtë vijojnë të pengojnë forcat e rendit.

"Janë imazhe lufte", thotë një tjetër.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)