Tragjedia 'Jashtë derës', regjisori lituanez Janciauskas flet për bashkëpunimin me aktorët shqiptarë

Tragjedia 'Jashtë derës', regjisori lituanez Janciauskas flet për bashkëpunimin me aktorët shqiptarë

Regjisori lituanez Mantas Janciauskas në një intervistë për "Rreze Dielli"

Regjisori lituanez  Mantas Janciauskas, në një intervistë për emisionin Rreze Dielli në Report Tv është shprehur se e sheh veprën “Jashtë derës” mjaft aktuale me realitetin shqiptar.  Sipas tij, shumë njerëz që ai ka takuar, kryesisht të rinj thonë se në Shqipëri është e vështirë të jetohet dhe të arrish diçka sepse sistemi është dyshues. Vepra është vënë në skenë fundjavën që lamë pas në Teatrin Kombëtar Eksperimental e pritet të vihet sërish këtë fundjavë.

(Intervista e plotë)

-Si nisi bashkëpunimi midis teje dhe Teatrit Eksperimental?

-Në fakt shkëndijën e bashkëpunimit e dha Teatri Shqiptar. Drejtori i Teatrit , Kiço Londo kontaktoi me Teatrin Kombëtar të Dramës në Lituani, dhe kërkoi një regjisor për të vënë në skenë një shfaqje në Shqipëri. Dhe Teatri ynë kombëtar i dramës më zgjodhi mua për këtë bashkëpunim. 

- Si ka ecur deri tani ky bashkëpunim?

-Me ulje ngritje. Siç ndodh gjithmonë në periudha kreativiteti, disa gjëra të pëlqejnë e disa jo. 

-Pse e zgjodhe këtë vepër për ta vënë në skenë?

-Më pelqen shumë. E ndiej shumë si vepër. Dramaturgu kur e ka shkruar ishte 26 vjeç, une jam 26 vjeç pra ka një kombinim të mirë të moshës dhe une e ndjej temën e luftës sepse kam qenë në Ukrainë kur po xhiroja një film në kohë lufte dhe e kam ndjesinë e luftës.

-Si ishte të punoje me këtë kast?

-Në disa raste ka qenë shumë mirë e ne disa raste të tjera ka qenë e vështirë. Ne kemi kultura të ndryshme, unë jam lituanez ata shqiptar, por kemi vendosur disa ura të mira komunikimi me njëri-tjetrin. Tema e shfaqjes na ka bashkuar, kështu që nuk e kam patur shumë të vështirë të punoj me ta.

 

“Jashtë derës” është historia e një ushtari që kthehet në vendlindjen e tij, në Gjermani, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai kthehet dhe përpiqet që të vazhdojë jetën e të hyjë në shoqëri. Por eksperienca e tij në luftë është kaq e fortë saqë ai duke qenë një njeri mendërisht shumë i ndjeshëm e ka të pamundur të harrojë se çfarë ka ndodhur. Ai kthehet në shtëpi por gruaja e tij është me një burrë tjetër. Përpiqet që të krijojë një marrëdhënie me një vajzë tjetër por e kaluara i shfaqet papritur. Ai përpiqet ti kthejë mbrapsht çdo gjë kolonelit, por merr përgjigje negative, ai përpiqet të shkojë në shtëpi, por...

Këto fjalë,”përpiqet” dhe“por” janë baza në këtë shfaqje. Është makthi i një të riu të cilit i janë mbyllur dyert. Kjo vepër e  shkruar nga Wolfgang Borchert vihet në skene nga regjisori lituanez  Mantas Janciauskas dhe në interpretimin e Endri Çela, Mehmet Xhelili, Romir Zalla, Dasara Xhangolli, Adriana Tolka, Ilirda Bejleri, Mateo Dervishaj, Algiona Aga etj

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!

Trump 'provokon' përsëri dhe trazon rrjetin: Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve!