Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Klubet në Tiranë kanë siguri, ligji i detyron bizneset të pajisen me certifikata

Tragjedia me 59 viktima në Koçan/ Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës: Klubet në Tiranë kanë siguri, ligji i detyron bizneset të pajisen me certifikata

Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë

Ngjarja e rëndë në Maqedoninë e Veriut, ku 59 persona humbën jetën pas një zjarrit që ra në një klub nate si pasojë e fishekzjarrve, ngriti shqetësimin për sigurinë në klubet e natës.  

Por, si paraqitet situata në klubet e natës në Shqipëri?

Për këtë ishte i ftuar ditën e sotme në emision ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Shkëlqim Goxhaj, drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Tiranë. 

Goxhaj tha se masat për mbrojtjen nga zjarret në klube janë të mira dhe në këto ambiente ka siguri.

‘Tirana është e mirëorganizuar dhe e plotësuar me mjete dhe pajisje, janë 195 forca zjarrëfikëse dhe bashkia është e organizuar për t’ju përgjigjur çdo thirrje të qytetarëve dhe këtë e kanë treguar edhe ngjarjet që kanë ndodhur në territorin e bashkisë. Për lokalet e natës ka organizime tip task force ose grupi që bëjnë kontrolle. Sa i përket masave të mbrojtjes nga zjarri këto ambiente janë të mira. Ngjarja në Maqedoni është e tmerrshme dhe ne pas asaj ngjarje jemi vënë edhe më shumë në lëvizje. Mund të them se siguria në këto ambiente është e mirë’, tha ai.

Ai tha se këto ambiente janë të pajisura me dalje emergjente në rast zjarri dhe me pajisjet e mbrojtjes nga zjarri.

Sipas tij, në këto biznese bëhen edhe kontrolle të herë pas hershme lidhur me masat që duhet të marrin për tu mbrojtur nga zjarri.

‘Strip club-et që e nisin aktivitetin në orët e vona të natës deri në orët e para të mëngjesit dhe diskot në fundjavë, kanë masa mbrojtëse nga zjarri, kanë më shumë se një derë ku mund të dilet, kanë tabela dhe pajisjet e mbrojtjes nga zjarri që edhe nëse ka ndonjë incident edhe vet punonjësit e këtyre bizneseve të reagojnë. Edhe pse janë të certifikuara ne bëjmë kontrolle të herë pas hershme, më shumë probleme kemi pasur me fast- foode dhe ambiente të tjera’, tha ai.

Goxhaj tha se këto ambiente janë edhe të cerfikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Zjarrëfikses.

‘Ne të gjitha këto ambiente masat e mbrojtjes nga zjarri janë të përshtatura më të gjitha rregullat e BE dhe ato inspektohen dhe certifikohen nga Drejtoria e Përgjithshme e zjarrfikëses. Edhe në objektet e banimit kur përfundon ndërtimi ne vendosim pajisje për mbrojtjen nga zjarri, por më pas kontrollin e marrin administratëorët’, tha ai.

Më 16 mars, 59 të rinjtë humbën jetën pas zjarrit masiv që ra në klubin e natës “Koçani Puls”, ndërsa u plagosën 155 të tjerë. Në diskotekë ishin rreth 500 të rinj, duke ndjekur një performancë nga bendi maqedonas DNA. Mediat vendase raportuan se shkak i zjarri kanë qenë fishekzjarret që janë përdorur brenda në ambientet e lokalit gjatë festës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale

Përfshihet nga flakët një xhami në Bulqizë, dëme të shumta materiale