Tragjedia me 59 viktima/ Protesta tensionohet në komunën e Koçanit, qytetarët godasin me gurë godinën! Dëgjohen thirrjet: Vrasës dilni jashtë

Tragjedia me 59 viktima/ Protesta tensionohet në komunën e Koçanit, qytetarët godasin me gurë godinën! Dëgjohen thirrjet: Vrasës dilni jashtë

Foto nga protesta përpara Komunës së Koçanit

MAQEDONI E VERIUT-Protesta e sotme përpara Komunës së Koçanit ka kaluar në tensione. E organizuar nga një grup qytetarësh si një shenjë revolte për tragjedinë, ku mbetën të vdekur 59 viktima, ata kanë goditur me gurë dhe vezë mbi godinën.

Protestuesit kërkojnë sqarime dhe përgjigje për tragjedinë e cila mori 59 jetë njerëzish. Qytetarët kanë thirrur ndaj kryetarit dhe punonjësve të administratës “Vrasës, dilni jashtë”.

Në protestë janë edhe disa nga prindërit e fëmijëve që ishin midis 59 personave që humbën në diskotekën që kaploi zjarri.

“I kemi humbur të afërmit, nuk do ta humbim drejtësinë”, thonë ndër të ata.


Lajmi kryesor:

Tragjedia me 59 viktima/ Maqedonia e Veriut në zi, qytetarët në protestë! Arrestohet ish ministri shqiptar i Ekonomisë dha licencën e falsifikuar! Jep dorëheqjen kryetari i Koçanit


A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Kjo mund të jetë arsyeja pse Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait

Kjo mund të jetë arsyeja pse Thaçi nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait