Qindra miq dhe të afërm shqiptarë dhe italianë i kanë dhënë dje lamtumirën e fundit, ndërkohë që arkivolet me trupat e pajetë pritet të mbërrijnë sot në mëngjes në Shqipëri. Ata do të prehen në fshatin Shënkoll të Lacit, vendlindja e Flamurit dhe e Shpresës. Tashmë familja Djala në Laç ka hapur dyert e mortit.
Familja Djala jetonte prej shumë vitesh si emigrante në periferi të qytetit italian. Shpresa Djala, u godit nga dallga vdekjeprurëse, ndërsa u përpoq të mbrohej me vajzat në hollin e një pallati pranë shkollës së vajzës.
(s.g/shqiptarja.com)