E përditshmja franceze “Liberation” akuzon qeverinë franceze sa i përket sigurisë në Nice ku gjatë sulmit të 14 korrikut humbën jetën 84 persona. Sipas të përditshmes në shëtitoren “Promenade d’Anglais” ishte vetëm një makinë policie në momentin kur kamioni hyri mes turmës . I menjëhershëm ishte dhe reagimi i ministrit të brendshëm Cazeneuve i cili e cilësoi këtë lajm të pavërtetë.
Pajisja e sigurisë që duhet të jepte të dhëna për natën e sulmit ka ngjallur polemika dh përplasje mes bashkisë të drejtuar nga republikanët dhe qeverisë. Duke cituar një burim i cili arriti të shihte pamjet e regjistruara, Liberation mbështet idenë se një makinë e vetme policie ajo e agjentëve të bashkisë ndodhej në qendër,buzë detit, në zonën ku festohej rënia e Bastijës.
E përditshmja e cila po ashtu citon një dëshmitar okular thotë se në momentin e sulmit nuk ishte i pranishëm asnjë oficer policie. Ministri i brendshëm ndërkohë ka kërkuar hetim të plotë dhe transparencë.
Në 14 korrik 31 vjecari Bouhlel i armatosur dhe me një kamion hyri mes turmes që po festonte duke vrarë të paktën 84 persona e duke plagosur dhjetra. Ndërsa shteti islamik mori përgjegjësinë e sulmit duke e konsideruar atentatorin ushtar të tij, ndonëse ai është përshkruar si një person i paqëndrueshëm psikologjikisht.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com